Akuzat e Braçes, Panariti: Shpifje, gjithçka është e vërtetuar lehtësisht

598
Pas akuzave të Erjon Braçes, se ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka favorizuar me para dhe toka Klement Balilin, ka ardhur dhe reagimi. Në një status në FB, Panariti shprehet se gjithçka është shpifje dhe se kontratat janë lehtësisht të verifikueshme.

“Nuk jam marrë, nuk merrem dhe nuk do të merrem kurrë me biografi, partishmëri dhe kritere klasore në zbatimin e ligjit. Kontratat e qiradhënies së tokave janë plotësisht në përputhje me ligjin, të hapura ndaj çdo kontrolli dhe verifikimi. Dua vetëm të kujtoj se kontrata e qiradhënies që u tund sot publikisht në parlament me akuza, sajesa dhe shpifje, është dhënë me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe është kaluar për ekzekutim nga Ministria e Arsimit të Ministria e Bujqësisë. Sa për tradhti, besoj se nuk ka tradhti më të madhe se të pengosh me votë bllokuese, prokurorinë në kërkesën e saj drejtuar parlamentit, për të hetuar funksionarë të lartë të dyshuar për trafiqe.” shkruan Panariti.
Sigal