Akuzat e Braçe mbi statusin e minatorit, reagon deputeti Përparim Spahiu

443
Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, akuzoi LSI se po kërkon të përfitojë politkisht me statusin e minatorit.
Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, ai tha se nisma ligjore e deputetit Përparim Spahiu është e paplotë dhe e papërshtatshme.
Braçe: Nuk ka asnjë lloj vonese, ka një lloj nxitimi nga dikush që do të përfitojë politikisht e këtë çështje.Ai që e ka ngritur do të përfitojë politikisht, ne duam të zgjidhim çështjen përfundimisht pasi kemi zgjidhur atë të naftëtarëve. Dokumenti që ka paraqitur Spahiu është i paplotë, i papërshtatshëm.I kemi kërkuar qeverisë vlerësimin e plotë të gjithë çështjes dhe të vijë sa më parë me një projektligj që mbulon të gjitha shqetësimet e minatorëve.
Në kundërpërgjigje, deputeti i LSI i drejtohet me një pyetje për një tjetër çështje.
Spahiu: Sapo dëgjova Kryetarin e Komisionit të Ekomomisë të shprehet se un dua të përfitoj politikisht me Statusin e Minatorit.Un po e pyes atë se kush përfitoi FINANCIARISHT 3 milion euro në vit, nga heqja e akcizës së pijeve energjike.Uroj që komisioni përgjegjës të gjykojë më ftohtë këtë çështje, pasi quhet i Mirëqënies dhe Shëndetësisë, aq të nevojshme për punonjësit e nëntokës!
Sigal