Akuzat e Blushit, Rama: “Debat mes atyre që tregojnë përralla dhe atyre që flasin me ekspertizë”

536
Pas replikave në Kuvend mes deputetit Ben Blushi dhe ministrit të Ekonomisë, Ahmetaj për çështjet e koncesioneve ka reaguar kreu i qeverisë, Edi Rama.

Sigal

Me përgjigje të shkurtër, duke e argumentuar se nuk ka kohë për të humbur, Rama ka ironizuar me akuzat e Blushit, duke i etiketuar si përralla.

“Ka nga ata që njerëzit u duhen të pandriçuar në mënyrë që ti bëjnë mish për topat e ambicive të tyre. Nuk dua të humbas kohë për ç’ka u debatua pak më parë se është një debat mes atyre që tregojnë përralla dhe atyre që flasin me ekspertizë”- tha Rama.

Më tej, Rama theksoi se qeveria do të vazhdojë partneritetin publik privat përtej çdo akuze që sipas tij nuk i do të mirën shqiptarëve.

“Përrallën e koncesioneve në shëndetësi tregojeni sa të doni nuk ju beson më njeri. E vërteta është ajo që qytetarët provojnë dhe është shumë e thjeshtë, ata marrin shërbime shumë më cilësore dhe nuk paguajnë qindarkë nga xhepi. Ne do të vazhdojmë dhe as nuk do humbasim kohë për t’i mbushur mendjen atyre që shqiptarët i duan të pandriçuar lidhur me këtë çështje”- tha Rama.