Akuzat e Bashës, kreu i Bashkisë Kukës: I tronditur nga sondazhet

489
Kreu i bashkisë Kukës, Hasan Halilaj ka reaguar paraditen e sotme pas deklaratave të bëra nga Lulzib Basha gjatë protestës së zhvilluar në këtë qytetet tha se kalimi i Hasan Halilajt pas dy mandateve të fituara në radhët e PD në krahun e LSI-së erdhi në një kohë kur ai kishte abuzuar me fondet dhe siç tha Basha “gjeti strehë aty ku strehohen të gjithë maskarenjtë.” 
Halilaj në reagimin e tij shprehet se deklaratat e djeshme Bashës nuk i kanë hije. Më tej ai thekson se kreu i PD i ka bërë ato deklarata pasi është i tronditur nga sondazhet.
Kreu i bashkisë Kukës, Hasan Halilaj gjithashtu në reagimin e tij ndërsa shprehet se Basha i di arsyet se pse ai është larguar nga PD ka theksuar se është i gatshëm për ballafaqim.
Ai më tej tregon se PD i ka ofruar mbështetje, por me kushte në kurriz të qytetarëve, konkretisht për ujësjellësin.
Halilaj: Basha do humbë partinë, do loboj që ta marrim në LSI
Në vijim të reagimit të tij, Kreu i bashkisë Kukës Hasan Halilaj është shprehur se Basha ka thënë dje maskaradën e radhës, por që ia kanë shkruar të tjerë.
“Basha humbë ne dy frontet, bashkinë dhe partinë.”- tha Halilaj, ndërsa ka shtuar se do të lobonte për ta marr në LSI me kusht qe ai të mos jetë i përfshirë në korrupsion.
Reagimi i plotë i kreut të Bashkisë Kukës, Hasan Halilaj
Deklaratat e Bashës nuk i kane hije. Është i tronditur nga sondazhet. Në kohen e PD kam qenë kryetari më i suksesshëm. Jam krenar që jam me LSI. Basha i ka rënë pishmani dhe ai e di pse unë kam ikur nga PD. Jam i gatshëm për ballafaqim. PD më ofroi mbështetje, por me kushte në kurriz të qytetarëve, konkretisht për ujësjellësin. Ai të informohet për takimet që kam bërë në Tiranë, ku më është kërkuar që të firmos për ujësjellësin. Nuk kam kërkuar strehe askund. Meta ka qenë dhe është për qytetaret. PD asnjë problem nuk ka zgjidhur. Ai ka bërë maskaradën e radhës, ama te shkruar nga të tjerët. Ne iu kemi dhënë bursë të gjithëve. Filiali i UT nuk do të mbyllet në Kukës dhe do ketë degë të reja. Nuk jam kërmill që iu ngjitem të tjerëve, si Basha. Ai ka mbetur në fazën e lulëzimit dhe po digjet. Ai do humbë ne dy frontet, bashkinë dhe partinë. Unë do loboj që ta marr në LSI me kusht qe ai të mos jetë përfshirë në korrupsion. Disponoj te gjitha korrespondencat që unë kam patur me kryeministrin, ministrat, deputetët. 
Sigal