Akuzat dhe kundërakuzat – Meta shkresë Kryeprokurorit, kërkon sqarim për shortin e KED

459
Pas akuzave dhe kundërakuzave mes Ambasadorit te SHBA-së, Donald Lu dhe Kryeprokurorit Adriatik Llalla lidhur me shortin e KED-së, burime të Ora News bëjnë me dije se kreu i Kuvendit Ilir Meta i ka dërguar një shkresë këtij të fundit.
Burimet e Ora News bëinë me dije se Meta kërkon një qëndrim institucional të kryeprokurorit për shortin e hedhur për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Ndërkohë paraditen e sotme, ( (Rreth Ora 09: 40) Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka qenë në një takim me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Takimi në kryesinë e Kuvendit zgjati gati 30 minuta
Një ditë më parë ambasadori amerikan Donald Lu akuzoi Kryeprokurorin për shkelje të Kushtetutës lidhur me shortin e KED-se
Donald Lu deklaroi dje: Të premten e shkuar u hodh shorti për anëtarët e Këshilli të Emërimeve në Drejtësi një prej institucioneve të reja që mbron pavarësinë e gjyqësorit. Shorti u drejtua sic duhet nga sekretari i përgjithshëm i kuvendit, por Prokurori i Përgjithshëm dhunoi frymën e Kushtetutës duke dërguar një listë me 3 prokurorë për të plotësuar 3 pozicione
Kundersulmi i Prokurorise po dje: Një ditë para hedhjes së shortit nga Kuvendi i Shqipërisë për përzgjedhjen e anëtarëve të KED, për shkak të mungesës së konkurencës, kandidati i vetëm për anëtarin nga Prokuroria e Përgjithshme në këtë strukturë, thirret me urgjencë nga konsulli në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prokurori gjendej në një takim të IPA 2014, Rrjetit të Prokurorëve të Ballkanit, i cili zhvillohej në Gjermani dhe u detyrua të rikthehej me urgjencë, duke vlerësuar se, për shkak të pozicionit të si Drejtor i Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, mund të ishin temë diskutimi çështje me rëndësi ndërkombëtare, përfshirë edhe terrorizmin.
Në takimin në Ambasadën Amerikane, Prokurori çuditërisht, nuk u prit nga konsulli, por nga një tjetër punonjës, i cili, pa dhënë asnjë shpjegim, i komunikoi asaj vendimin për revokimin e vizës amerikane.
Fakti që Prokuroi u kërkua me urgjencë në Ambasadën Amerikane, vetëm një ditë para hedhjes së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, vlerësohet si një manovër aspak diplomatike, për të ushtruar shantazh ndaj përfaqësuesit të Prokurorisë, por edhe institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme, për interesa të segmenteve të caktuara politike që synojnë kapjen e institucioneve të drejtësisë.
Ne 12:00 mblidhet Keshilli i Sigurise
Takimi ndodh pak orë para se të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare i thirrur nga Presidenti Bujar Nishani sot në orën 12:00. Anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë Kryetari i Kuvendit; Kryeministri; Ministri i Mbrojtjes; Ministri Puneve te Jashtme; Ministri i Drejtesisë .
Ndërkohë dje ambasadori amerikan Donald Lu dhe prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla u përfshinë në replika të ashpra mes tyre. Ambasadori Lu deklaroi se kreu i Prokurorisë është përpjekur të pengojë Reformën në Drejtësi dhe zbatimin e saj.
Pak orë më pas Kryeprokurori Adriatik Llalla foli për trysni të vazhdueshme të ambasadorit amerikan, shantazh dhe ndërhyrje në institucionin e Prokurorisë.
Llalla tha se i kishte dërguar një letër presidentit dhe kryetarit të Kuvendit ku i njoftonte për revokimin e vizës Zotit Llalla, bashkëshortes së tij dhe disa prokurorëve të lartë.
Nga ana tjetër mbrëmjen e djeshme, ambasadori Donald Lu zhvilloi një takim me kreun e Shtetit Bujar Nishani. Më herët u zhvillua një takim dhe nga kryeprokurori Llalla me presidentin Nishani 
Momenti kur kryeprokurori Adriatik Llalla doli nga kryesia e Kuvendit, 3 shkurt 2017
Akuzat dhe kunder akuzat ne distance
Donald Lu: Njerëz të fuqishëm po përpiqen të ruajnë kontrollin e tyre mbi gjykatat dhe prokurorët. Shembulli më i fundit për këtë është veprimi i Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. Për më shumë se 18 muaj, ai ka foluar vazhdimisht dhe me zë të lartë kundër reformës në drejtësi. Në muajt nëntor dhe dhjetor, prokurorët u përpoqën dhe dështuan të sekuestronin serverin e kompjuterave të ILDKPKI, që është jetik për vetingun
Adriatik Llalla: “Prokuroria e Përgjithshme i bën të qartë zotit Lu se, nëse është mësuar të jetë zot në ambjentet e politikës shqiptare, këtë nuk mund ta realizojë me institucionin e Prokurorisë. Këto presione të Ambasadorit Amerikan në Tiranë janë tipike sorosiane, të cilat kërkojnë të manipulojnë opinionin publik dhe të zhvlerësojnë institucionet. Ka shantazhuar publikisht dhe privatisht deputetë për të siguruar vota parlamentare për kalimin në parlament të projektit të mbështetur prej tij për Reformën në Drejtësi. Këta persona, të cilët gëzojnë mbështetjen e Ambasadorit Amerikan, janë pjesë e segmenteve të caktuara të politikës, por që ka dyshime që janë të lidhur edhe me botën e krimit të organizuar, të cilët po tentojnë në çdo formë për të deligjitimuar, shantazhuar dhe paralizuar institucionin e Prokurorisë”
Lexo me shume: Ambasada e SHBA: Refuzuam vizat vetëm 23 prokurorë e gjyqtarë
Lu: Do monitorojmë vetingun e anëtarëve të KED-së, disa ikën
Ambasadori i SHBA-se paralajmeron: “Politikanë e prokurorë të korruptuar do përpiqen të vjedhin zgjedhjet”
Llalla: “Bashkëshortja e gjyqtarit që ‘rrëzoi’ sekuestrimin e serverit punon në Ambasadën e SHBA”
Llalla: Kur nisëm hetimet për pasurinë e Ramës, reagoi ambasadori Withers
Prokuroria: Lu mbështet politikanë të lidhur me krimin
Manjani: Përplasja serioze, ose ikën Prokurori ose Ambasadori
Sigal