Akuza: Sa u pagua Kodheli për fikjen e radarëve

492
Ish-kryeministri Berisha publikon të dhëna të tjera dhe akuzon ish-ministren për bashkëpunim me Saimir Tahirin
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe drejtuesit e ushtrisë për lejimin dhe ndihmën në trafikun e lëndëve narkotike, nëpërmjet mosfunksionimit të radarëve detarë. “Si dhe sa u paguan ndrikull Kodheli dhe Gjeneral Trafiku, që linin të lira trafiqet në Adriatik, duke mashtruar për radarët? Lexoni mesazhin e qytetarit digjital se si mashtronin publikun për gjendjen e radarëve ndrikull Kodheli dhe gjeneral Trafiku mbi gjendjen e punës së radarëve sikur të ishte e paguar nga narkobandat! Kjo deklaratë mashtruese dëshmon se në narko-shtetin e Noriegës, narko-bandat e partisë diktojnë edhe deklarata që lexojnë para mediave narko-ministrat”, u shpreh Berisha. Ai i bëri thirrje “prokurorisë të nisë me përparësi hetimet për bashkëpunimin e Kodhelit-Baze me Saimir Tahirin dhe narko-bandat e qeverisë, si dhe rolin e Noriegës në koordinimin e këtij bashkëpunimi”, tha Berisha.

Mesazhi i publikuar nga Berisha
“Deklarimi i Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli para mediave, më datën 19 shkurt 2014, gjatë vizitës në Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) në Plepa, Durrës, me rastin e ngritjes së kapaciteteve të vëzhgimit të hapësirës detare (e cila shoqërohej edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Jeronim Bazo, dhe Seks-eristi KRAJA), për “vendosjen në funksion të plotë pune të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare – SIVHD-së” nuk ishte i vërtetë, sepse deri në atë datë ishin vendosur në gadishmëri pune vetëm 3 nga 7 radarë të sistemit. Ky deklarim ishte një mashtrim spektakular dhe shumë i guximshëm, veçanërisht përpara përfaqësuesve ndërkombëtar që monitorojnë këtë qendër, mashtrim i cila ka vazhduar edhe në sallën e Parlamentit Shqiptar (Ministrja Kodheli ka deklaruar që janë vendosur në muajin Janar 2014). Kushtet dhe faktorët që detyruan Ministren të pranojë këtë llojë deklarimi jo të vërtetë kanë qënë tepër dominues, imponuese, detyrues ndaj/nga firma IDEA-TEL Sh.p.k. Firma (sepse kisha marrë 20% esi “dhuratë për Krishtlindjet”) duhet ta kishte realizuar kontratën për vendosjen në gadishmëri pune të sistemit deri në 15 shkurt 2014, kontratë e cila u zgjat edhe me 45 ditë të tjera edhe me një shtesë kontratë 20% tjetër (sepse Mrika u ëmbëlsu shumë nga hera e parë). 

Njëkohësisht Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, mashtroi gjithashtu me deklarimet si për: kohën e mosfunksionimit të sistemit (sipas deklarimit të saj: “jo funksional prej më se 3 vjetësh”- pra prej vitit 2011), sikurse “mashtron çdo herë për Radarët”, sikurse edhe për kostot financiare për riparimin e sistemit (referuar deklarimit të saj: gjysmën e fondit të parashikuar nga qeveria e mëparshme). Sistemi i radarëve ka pasur defektim të dy radarëve gjatë vitit 2012, deri në muajin maj të vitit 2013 ka pasur në gjendje pune pjesërisht katër radarë dhe prej shtatorit 2013 vetëm dy radar në gjendje pune, por kur sistemi nuk ka qenë jashtë funksionit, pasi funksiononin nënsisteme dhe mjete të tjera evidentimi-zbulimi në hapësirën detare shqiptare.”
Sigal