Akuza e PD-së: Kryeministri Rama ka premtuar truallin e konsullatës tonë në New York

610
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Ja 5 pikat e veprimit  të Opozitës së Bashkuar nga Durrësi

Dje, PD-ja nga Durrësi ka bërë një akuzë të fortë kundër kryeministrit Rama, i cili ditët e fundit ndodhej në Neë York. Kujtojmë se katër  ditë më parë kryeministri Rama është nisur drejt SHBA. Zyrtarisht kryeministria nuk ka bërë me dije axhendën, as kryeministri nuk ka publikuar asgjë për vizitën e vet në SHBA.  Dje, PD-ja akuzoi  se kryeministri Rama mendon të bëjë edhe një tjetër vjedhje me ligj. Sipas PD-së kryeministri  Rama ka premtuar truallin e konsullatës tonë në New York, për kullë në këmbim të një mini siperfaqe edhe për zyrat e konsullatës shqiptare. “Rama kapet duke vjedhur me ligj dhe zhduket 5 ditë në New York, dhe atje po mendon të bëjë një tjetër vjedhje me ligj. Të vjedhë territorin e konsulatës në New York dhe të ndërtojë kullë”, u shpreh Basha. Edi Rama po negocion edhe me shqiptaro amerikanin, Sal Rusi për t’i dhënë me PPP godinën e konsullatës shqiptare për të ndërtuar një kullë.

Kryeministria nuk reagoi ndaj kësaj akuze të fortë të PD-së, ndërkohë vajza e shkrimtarit Ismail Kadare, Besiana Kadare, njëkohësisht Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, ka postuar foto nga vizita e Ramës në New York.

Kuvendi fsheh nismën e opozitës për pastrimin e politikës

Opozita e bashkuar  kanë propozuar që prej datës 7 shtator amendamentet kushtetuese për pastrimin e politikës nga krimi, por nisma e opozitës për fazën e dytë të dekriminalizimit të shtetit nuk gjendet në faqen e Kuvendit. Ndryshe nga sa vepron me çdo projektligj tjetër, Kuvendi ende nuk e ka publikuar në faqen e tij zyrtare propozimin e opozitës, për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të njihen me të. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi mund të justifikohet se do ta publikojë nismën pasi të lajmërojë seancën  e djeshme, por nuk ka mbajtur të njëjtin standart me nismat e qeverisë. Në faqen ku publikohen nismat ligjore mund të gjendet një projektligj  i qeverisë i datës 12 Shtator, ndërsa nisma e firmosur nga shumica e deputetëve të opozitës dhe e dorëzuar që më 7 Shtator, nuk ekziston. Amendamenti kushtetutes i propozuar nga opozita është i njëjtë me atë të miratuar për gjyqtarët dhe prokurorët dhe ka për qëllim pastrimin e politikës nga politikanët e lidhur me krimin e organizuar dhe që nuk jusitifkojnë ligjërisht pasurinë e tyre.

Zbardhen 5 pika kryesore të opozitës

Dje opozita e bashkuar e bojkotoi parlamentin, ndërsa u mblodh në Durrës, pas Shkodrës dhe Elbasanit. Opozita e bashkuar  bëri me dije edhe 5 kërkesat kryesore të opozitës.

  1. Ultimatumi për Ruçin.
  2. PD do të publikojë fakte tronditëse që tregojnë sesi Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të shtënë në dorë lojrat e fatit dhe për përdorimin e tyre për pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit.
  3. Vjedhja me ligj Fusha – Rama, po të ishim një vend normal, do të duhej që Rama të jepte dorëheqjen. Por ai Zhduket 5 ditë në Neë York për të vjedhur konsullaten shqiptare dhe për të ndërtuar gratacielen atje me miqtë e tij.
  4. Ligji antimafia është bërë gati. Parashikon anullimin e çdo konceisoni korruptiv. Koncesioni korruptiv i Rrugës së Kombit është i papranueshëm është krim i shumëfishtë. Opozita nuk e pranon. Paraljamerim për këdo që vjedh bashkë me Ramën. Do të hetoheni nga dita e parë e biznesit. Vetting financiar. Edhe nënpunësit do të ndiqen nga nënpunësi më i thjeshtë tek kryeministri. Sikur asgjë tjetër të mos bëjmë, kësaj do t‘i shkojmë deri në fund. Qindra milionë euro do të zbulohen dhe do t’u kthehen shqiptarëve.
  5. Vettingu nuk pengon, kufizon hetimin e politikanëve as familjarëve të tyre. Cili është qëndrimi i PS për hetimin e Olsi Ramës? Pse nuk e thotë Edi Rama këtë? Edi Rama ka frikë nga vettingu. Teza e tij se PD do që të pengojë reformen në drejtësi me vettingun në politikë, është genjeshtra më e trashë që ka qarkulluar që nga koha e Adil Çarçanit. Të thuash se vettingu i politkanëve pengon reformën në drejtësi është njësoj si të thuash se vettingu në polici pengon reformën në drejtësi.