Akuza e fortë e Bashës: Edi Rama duhet të merrej sot si i pandehur

490
Kreu i PD-së, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit kundërshtoi sot fort skemën e re të qeverisë lidhur me ndihmën ekonomike, pasi sipas tij janë nxjerrë dhe lënë pa asnjë ndihmë ekonomike në mënyrë arbitrare mbi 20 mijë familje në gjithë Shqipërinë.
Sipas Bashës, kjo do përbënte një vepër penale dhe vetë kryeminsitri i vendit Edi Rmaa duhet të merrej si i pandehur.
“Kjo është vepër penale e shpërdorimit të detyrës. Po të kishim prokurori të pavarur do ta merrte të pandehur vetë Edi Ramën se nuk ka krim më të madh se ti heqësh bukën e gojës më të pamundurve”,- tha ai.
Sigal