Akuza: 100 mijë euro për emërimin e drejtorit të hipotekës

685
Sigal

Denoncimi/ Taulant Balla merr 100 mijë euro për emërimin e drejtorit të ZVRPP-së në Elbasan

Të gjitha rrugët e krimit të çojnë në… Elbasan. Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari elbasanas, punonjës i administratës në këtë qytet, i cili e informon se, në Elbasan janë emëruar në poste të larta individë me rekorde të theksuara kriminale brenda dhe jashtë vendit. Ja postimi i plotë i Berishës: Rekordet kriminale si meritë për postë në Kakistokraci! Qytetari digjital denoncon: Trafikantë e falsifikatorë emërohen në detyra të rëndësishme. Ata blejnë postet tek Taulant Toyota Jaris/Bego etj., etj., me 100,000 euro. Pronat e tyre të krimit askush nuk i prek! sb

I dashur Z.Berisha! Jam punonjës në administratën shtetërore Bashkëshortin e lufton Aurel Guni, vëllai i Artur Gunit, që aktulaisht është Drejtor i ALUIZNI Elbasan, i emëruar nga klani mafioz i Taulant Ballës dhe i Qazim Sejdinit. Dy vëllezërit Artur dhe Aurel Guni janë persona me rekorde kriminale, të dënuar në Greqi, Itali, Francë për veprat penale të “Trafikim prostitucioni” dhe “Trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe me paratë e paligjshme të krimit kanë ndërtuar vila në Elbasan, hotele në Spille – Kavajë dhe lokale në Elbasan dhe Tiranë. Vëllai i Aurel Gunit/ Artur Guni që aktualisht është drejtor i ALUIZNI-t Elbasan, bashkë me të vëllanë janë me diploma false, pa mbaruar shkollën e mesme (ku kanë bërë diploma false nëpër fshatra, si në Bradashesh, Elbasan) kanë blerë diploma të shkollave të larta. Drejtorin e AlLUIZNI-t Elbasan Artur Gunin, deputeti i Librazhdit Taulant Balla po përgatitet ta emërojë Drejtor ZVRPP- Elbasan kundrejt pagesës 100,000 euro, duke i shtuar kompetencat dhe hartën gjeografike Hipotekës Elbasan. Ju lutem Z. Berisha të më ndihmoni, unë jam nënë e një djali 6 vjeçar dhe dua që të ruaj dhe mbroj bashkëshortin tim dhe familjen time.