AKU, pas kritikave të gazetës “Telegraf”, publikon emra dhe biznese që manipulojnë ushqimet

802
Sigal

AKU, pas kritikave të gazetës “Telegraf” se pse nuk publikonte emrat e bizneseve dhe të pronarëve të tyre, që importojnë dhe tregtojnë ushqime të infektuara, dje publikoi emrat e bizneseve dhe të pronarëve të tyre që manipulojnë vajin e ullirit. Kjo duhet përgëzuar, por gazeta “Telegraf” këmbëngul, që AKU të publikojë cilët biznese dhe pronarë importuan 180 ton mish me salmonelë nga Brazili, po edhe 27 ton mish pule, po nga Brazili me salmonelë. Sëmundjet infektive dhe të barkut, si edhe helmimet nga ushqimet, që zënë shqiptarët, edhe ndoshta janë nga ushqimet e infektuara që importohen në Shqipëri, prandaj konsumatorët duhet të dinë emrat e bizneseve, që të bojkotojnë ata, pasi gjobat e AKU nuk mjaftojnë për të ndëshkuar bizneset që helmojnë shqiptarët me ushqime të infektuara. Dje, AKU në supermarkete/markete dhe më pas edhe ekzaminimeve laboratorike të produkteve të etiketuara “vaj ulliri” AKU ka evidentuar 4 subjekte ku tregtohej produkti “vaj ulliri” i falsifikuar. Këto supermarkete/markete furnizoheshin nga subjektet:

  • “Saranda Al” me Nipt L21303004C me adresë Tiranë, furnizimi i lot-it me datë skadence 31.12.2019.
  • “Jolant Shpk” me Nipt L52318026U me adresë Tiranë, furnizimi i lot-it me datë skadence 20.2.2020.
  • “Leart Iljazi” (Qeparo) me Nipt L66906501J me adresë Vlorë, furnizimi i lot-it me datë prodhimi 01.05.2018.
  • “O & B/ Ylli Saraçi” me Nipt K81318012E me adresë Tiranë, furnizimi i lot-it me datë skadence 7.3.2020.

Konkretisht, produkti me emërtim “Vaj i ullirit” i lot-eve të sipërpërmendur i prodhuar e tregtuar nga këto subjekte rezultoi nuk përputhen karakteristikat e vajit të ullirit, siç është emërtuar në etiketë, pra në secilin rast produkti ka qenë i manipuluar duke shtuar edhe përbërës tjerë.