AKU, “ortaku” i bizneseve që po helmon shqiptarët me salmonelë

501
Sigal

AKU, “ortaku” i bizneseve që helmon shqiptarët me salmonelë

Ndërkohë që në spitalet publike janë dhe dhjetëra rastet kur pacientët diagnostikohen me sëmundjen e salmonelës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, është katandisur si polici bashkiake, duke u bërë gjobëvënëse ndaj bizneseve që importojnë nga Brazili dhjetëra dhe qindra tonelata mish me sëmundjen e salmonelës. AKU nuk zbaton as ligjin e ri për Sigurinë Ushqimore, i cili parashikon dënime shumë të rënda për ato biznese që helmojnë shqiptarët me ushqime. AKU, sikurse në njoftimin e fundit, mjaftohet të përmendë disa iniciale për bizneset që sjellin dhjetëra tonelata mish pule me salmonelë nga Brazili, nuk bën me dije as emrat e pronarëve, as ku e tregtojnë, nuk i çon në Prokurori për padi penale, sipas ligjit dhe, më e keqja, nuk i sekuestron që t’i zhdukë tonelatat me mish të infektuar, por i lejon që t’i kthejnë mbrapsht. Ja njoftimi i AKU-së: Gjatë kontrolleve në PIK Durrës, inspektorët konkluduan se 2 ngarkesa me produkte importi ishin të pasigurta për konsum human dhe si rrjedhojë vendosën kthimin e tyre në vendin e origjinës, më konkretisht: Ngarkesa me sasinë 27 ton “Fileto pule” nga Brazili, importuar nga subjekti “AMG shpk”, nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, pasi rezultoi me ngarkesë mikrobiologjike (analizat evidentuan prezencë Salmonela spp).