Aktorja Anila Bisha Jemi përbuzur, erdhëm ne dhe filloi historia, thotë Edi Rama dhe Erion Veliaj

2659
Sigal

“Më kujtohet që kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, ia kishte vendosur syrin këtij trualli, jo teatrit por truallit dhe atëherë ai e pati shumë të vështirë, sepse aktorët ishin aktorë më me emër se sa ne, më të afërt me publikun dhe fjala e tyre sigurisht që peshonte më shumë se fjala jonë. Trupa ishte një dhe e vetme, ishte e bashkuar dhe nuk kishte frikën e e kontratave. Në 27 vite nuk është bërë asgjë, asnjë investim, nuk janë rregulluar WC-të, shyqyr që na lënë çelësin dhe mbarojmë punë në WC-në e drejtorit. Jemi përbuzur, erdhëm ne dhe filloi historia, thotë Edi Rama dhe Erion Veliaj, jo mor jo, se ka Zot ky vend”, tha aktorja Anila Bisha.