Aktivisti Endri Shabani: Dhuna ndaj opozitës, kjo qeveri ka humbur legjitimitetin

544
Sigal

Aktivisti Endri Shabani tha në emisionin “Të paekspozuarit” se dhuna që përdor policia tregon se kjo qeveri ka humbur legjitimitetin dhe përdor metoda të tilla.

“Unë e shoh dhunën si pjesë e humbjes së legjitimitetit të policisë. Dhuna është e vetmja formë që qeveria ka që të detyrojë qytetarët që të bëjnë atë që dëshiron qeverisja.

Policët nuk e kanë besnikërinë ndaj shtetit, por ndaj shefit. Të drejtat e njeriut si koncept janë zhvilluar që të mos kemi një autokrat.

Kemi një sistem ku është ngritur një autokrat, pasi sistemi bazohet mbi një njeri”, tha Shabani.