Aksioni i pastrimit, Veliaj: Ndërmarrjet e bashkisë do të punojnë 24 orë

403
Dy ditë para aksionit për pastrimin e kryeqytetit, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj mblodhi në një takim administratorët e Tiranës për të përcjellë porositë e fundit për këtë nismë e cila është dhe një test për ta
“Duhet ti dilni për zot. Do të vlerësoheni si testi i parë i punës tuaj menaxhuese. Këto 48 orë duhet të jeni aktivë në çdo rrugë, lagje e pallat. Duhet të dini që tani se kush është përgjegjësi për një bllok pallatesh. Seicili prej jush do të vlerësohet dhe ky është një nga testet e para tuaja. Vëmendja më e madhe të jetë në shkolla, kopshte, çerdhe rrugët kryesore dhe të komunitetit” tha Veliaj.
Bashkia 24 orë në dispozicion- Ndërmarrjet e bashkisë do të punojnë me kohë të plotë 24 orë, me tre turne.
Vullnetare? “Edhe gjermanët e paguajnë taksën e pastrimit, edhe amerikanët, por kur ka nevojë dalin vullnetar” tha Veliaj si një apel drejtuar të gjithë qytetarëve të cilët e shohin me dyshim një nismë të tillë.
Kryebashkiaku shtoi se taksa 420 lekë është e vogël në krahasim me punën që duhet për pastrimin e qytetit, por “nuk do avokojmë rritje taksash por duam rritjen e ndihmës vullnetare.”
Sigal