Aksidentohet në Maqedoni ish- ministri Arben Ahmetaj

714
Katërmbëdhjetë persona janë lënduar në një aksident të rëndë i cili ndodhi pasditën e sotme në rrugën Tabanoc – Kumanovë.
Në aksident kanë marrë pjesë një autobus dhe dy vetura.
Nga MPB për Telma kanë vërtetuar se mes të lënduarve është edhe ish ministri i financave i Shqipërisë, Arben Ahmetaj.
Nga aksidenti, dy persona me lëndime më të rënda trupore janë transferuar në klinikën e Shkupit, ndërsa të tjerët janë hospitalizuar në spitalet e Kumanovës. 
Nga MPB ende nuk ka detaje se si është shkaktuar aksidenti, shkruan “Zhurnal”.
I menjëhershëm ka qenë edhe interesimi i zv.ministrit të punëve të brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, i cili ishte në vizitë tek ish ministri i financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ku i shprehu keqardhje dhe i uroi shërim sa më të shpejtë.
Ndërkohë për JOQ një qytetar ka shkruar:
Jam nga Kumanova qellova rastesisht posa ndodhi aksidenti. Thane se ne range rover gjindet ministri i financave te shqiperise, Arben Ahemtaj. Rasti ka ndodhur ne Kumanove. Fotot jan bere para 1 ore ne hyrje te Kumanoves pasi e kalon kufirin nga Serbia qe futesh ne Maqedoni. Autobusi vinte nga Zvicrra me udhtare dhe sapo kishte kaluar kufirin e Serbise dhe ishte futur nja 10 km ne Maqedoni. Ndersa range roveri sdi na shkonte vetem se ndegjova plicet duke thene se ne range rover ishte ministri i finansave te shqiperise dhe i derguan urgjent per ne spitalin shteteror te Shkupit”, përfundoi ai.


Sigal