Aksidenti tragjik i fëmijëve, Blushi: I vrau shteti. Rama hesht…

508
Deputeti Ben Blushi ka vijuar edhe sot në Kuvend me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e ka quajtur disa herë si të paaftë për të na qeverisur.
Blushi iu referuar Ramës si kryetari i Rilindjes, ndërsa Berishës si kryetari i Lindjes. Gjatë fjalës së tij Blushi preku disa çështje të aktualitetit. Së pari foli për aksidentin në Kavajë, ku një familje humbi dy fëmijë pasi rrugës i ishin hequr mbrojtëset anësore në mënyrë që të favorizonte një karburant privat. Më pas u ndalë tek Klemend Balili i kërkuar nga autoritetet greke si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës.
Pjesë nga fjalimi i Blushit:
Për të kuptuar se çfarë është dhe si mbrohet po jap një rast që ka ndodhur para një jave, një grua me tre fëmijë po shkonte të shihte burrin e vet në burg, shteti me dashje i kishte cenuar mundësinë të mbrohej nga rruga, aksident nga sabotimi i interesit publik, vdiqën dy fëmijë, sepse një nënë po shkonte të shihte burrin në burg, a foli njeri nga qeveria sot për një familje që u shkatërrua se po ndërtonte një cati, aq më pak ai që duhet të fliste më shumë, kryeministri.
Po kush i hoqi 10 m kangjella nga rruga, kush i hoqi, kush e dëmtoi interesin publik, nevoja e qeverisë për të mbrojtur interesin privat para atij publik.
Pse ishin hequr ato? Nuk kishte para? Ishte borxhi i lartë? jo, i shërbyen një karburanti privat, këtë mbrojti qeveria, a keni parë të shkojë shteti atje dhe ta rivendosë kangjellën, shih me ca llogjesh merren sot.
Pse përfundoi kjo familje në burg, sepse babai i vajzave që shteti nuk i mbrojti, por i coi në humbje jete, ky ndërtoi një cati në tokën e vet, nuk zaptoi, e përfundoi në burg prej 6 muajsh, vajzat po shkonin ta vizitonin, po sa para tij edhe nga ky parlament duhet të ishin në burg, ai shkoi për një cati, humbi dhe dy vajzat, e kush e mbron interesin publik, interesi publik cenohet vetëm kur vjen puna te të varfërit.
Rasti i fundit në Sarandë që tregon se si sabotohet interesi publik në vend, ka tre ditë që shkruhet për trafik të madh droge, nuk e di kush është ai njeri, kujt i ka dhënë para, Rilindjes, PS, PD apo LSI, ky njeri është akoma në punë, deri dje, ka qenë në punë, për cfarë mbahet në punë, për ca thotë qeveria e kam hetuar prej tre muajsh, e hetojnë dhe e lënë të jetë në krye të transportit, mbrohet interesi privat, nuk ndahemi më, ndahemi në mbrojtës dhe cenues të interesit publik, qeveria e saboton këtë interes
Sigal