Sigal

Dje kanë shpërthyer me tritol një hyrje të një pallati në lagjen “1 Maji” në Vlorë. Shtëpia ku ka ndodhur shpërthimi ka pak javë që është dhënë me qira. Ndërkohë që bëhet e ditur se aty banon bashkëshortja è një shtetasi që është vrarë 3 vite më pare, Hyqmet Nexhipit. Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet se vendosja è tritolit ka lidhje me aktivitetin e djalit. Djali i familjes ndodhet në burg për armëmbajtje pa leje dhe përfshirje në narkotrafik. Gjatë shpërthimit në shtëpi ka qenë bashkëshortja e Nexhipit rreth 50 vjeç dhe nusja è djalit (që gjendet në burg). Ditë më parë, kryeministri Rama “uroi” në një intervistë televizive kriminelët: “Hëngshi kokën tuaj!”, duke dhënë të kuptohet, se nuk bëhet merak, kur kriminelët “lajnë” hesapet me njëri – tjetrin me metoda mafioze.

“Maskat” grabisin një dyqan elektro-shtëpiakesh në Vlorë

Maskat janë rikthyer në qytetin e Vlorës, ku mbrëmjen e djeshme bëhet me dije se kanë grabitur një dyqan. Sipas të dhënave të para, mësohet se dyqani i grabitur është me elektro-shtëpiake, ndërsa mësohet se grabitësit kanë arritur të marrin 12 telefonë celular e më pas janë larguar. Sipas policisë, dyshohet se autorë mund të jetë i njëjti grup që ka kryer disa grabitje në Vlorë, kryesisht telefonash dhe elektroshtëpiake. Të njëjtat burime bëjnë me dije se kanë qenë tre persona të maskuar që kanë kryer grabitjen. Policia e Vlorës njofton që vjedhësit kanë ikur në drejtim të paditur.

Në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Policia mungon nga monitorimi i qarkullimit rrugor, aq sa edhe brenda në rrugët e Tiranës makina përplas këmbësorët duke u shkaktuar vdekjen e tyre, ndërkohë, që akset kryesore të rrugëve nacionale, aksidentet automobilistike janë të shpeshta, me viktima të shumta. Dhe, një aksident tjetër është shënuar s në kryeqytet, ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor, në rrugën “28 Nëntori” nga mjeti me targë TR 9313 M.

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e djeshme në pranë fshatit Nikël në Fushë Krujë. Automjeti ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur, duke i shkaktuar vdekje drejtuesit.

Grabitet në Durrës makina që po transferonte paratë e një banke

Një makinë që bënte transfertat e lekëve të një banke, është grabitur sot. Ngjarja ka ndodhur në Shkozet rreth orën 16.30. Një “Benz”’ me tre persona të armatosur me maska që kanë ndalur e kanë grabitur paratë. Sipas Policisë së Durrësit grabitësit u larguan në drejtim të Shijakut, por nuk mundën as të identifikohen dhe as të kapen, pasi nuk kanë lënë asnjë shenjë në vendin e vjedhjes.