Akademiku Artan Fuga përplaset me Gjinushin në mbledhjen për projektligjin e ri të Akademisë

626
Skënder Gjinushi është kryetari i komanduar i Komisionit për hartimin e projektligjit të Akademisë së Shqipërisë. Dje, në mbledhjen e këtij komisioni, për hartimin e projektligjit të ri për Akademinë e Shqipërisë, pati debate, sa u arrit në përplasje midis Prof. Gjinushit dhe akademikut Artan Fuga. Nën drejtimin e Skënder Gjinushit, që herë pas here ndërpriste fjalën e anëtarëve të tjerë u zhvillua mbledhja për projektligjin e ri të Akademisë, por duket se e njëjta skenë nuk mund të përsëritej me akademikun Artan Fugën. Pas ndërprerjeve dhe komenteve nga ana e Gjinushit, akademiku Artan Fuga vendosi që të ndërpresë fjalën e tij, duke e parë këtë si një kërcënim të hapur ndaj fjalës së lirë, dhe se Gjinushi po e ftonte atë në një duel. 

Artan Fuga: “Unë fjalën uzurpim nuk e përdor, nuk keni pse e thoni në emrin tim…mund të vazhdoj.?! Pranoni diversitetin në radhët e akademikëve. Unë nuk bëj duel me ju, se po të përdor fjalën, Skënder Gjinushi më kërcënoi me duel…. Ndiej se më ndërprisni në çdo çast, unë ndaloj, por që të merret fjala pa leje, s’po më lejoni”, mësohet të jetë shprehur Fuga. 

Skënder Gjinushi: Vazhdo… (e ndërpresin sërish profesor Fugën). 
Artan Fuga: Po e mbyll këtu fjalën time sa kohë që po më ndërprisni. Më vonë, akademiku Artan Fuga u shpreh se, përpos debatit në mbledhje mendimi i tij ishte vijuar deri në fund dhe se nuk është e vërtetë që kishte braktisur sallën. “E vërteta është që ka pasur një debat në thelb për çështjen e Akademisë, por nuk qëndron ajo që ka dalë në media se mua m’u ndërpre fjala, derisa braktisa sallën. Kur dua ta çoj mendimin tim deri në fund, nuk ka asnjë burrë apo grua të më ndalojë”, tha Fuga. 
Sigal