Akademiku Artan Fuga: Drafti (i Gjinushit) e kalbëzon edhe më shumë Akademinë e Shkencave

670
Sigal

Sindroma e debatit të politikanëve në parlament ka mbërthyer tashmë dhe akademikët. Në mbledhjen e radhës nuk është arritur të miratohet një projektligji për organizimin e institucionit. Anëtarët pas katër orë diskutimesh nuk kanë kursyer akuzat dhe ironitë. Për Artan Fugën, drafti i paraqitur është një shkatërrim i plotë. Ndërsa, Skënder Gjinushi, shprehet se Fuga është një kritik i vetëm, madje dhe ndaj organizimit të institucioneve ndërkombëtare. Pas gati 4 orë mbledhjeje me dyer të mbyllura, akademikët kanë dalë të paqartë në lidhje me platformat për ligjin e Akademisë së Shkencave. Madje duket se nuk kanë munguar as debatet. Në mbyllje të diskutimeve, Artan Fuga, i konsideroi të pa pranueshme propozimet. Artan Fuga: “Platforma e grupit të punës ngritur nga Ministria e Arsimit dhe nga Akademia nuk sjell reformim. E kalbëzon edhe më rëndë Akademinë e Shkencave, është një riprodhim dhe vjen si pasojë edhe e faktit që nuk ka koncepte të reja, nuk ka një model të ri, nuk gjen pozicionimin e Akademisë në sistemin e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe është një model, i cili për mua nuk funksionon dhe do ta degradojë edhe më keq.” Por për Skënder Gjinushin, Fuga është një kritik i vetëm. Skënder Gjinushi pohoi se është paraqitur një projektligj, që do të paraqitet për t’u miratuar, duke hedhur poshtë çdo mundësi tjetër për të diskutuar atë apo projekte të tjera. Në mbledhjen e djeshme nuk u bë e ditur se kur mund të mblidhen sërish.

Ngrihet komisioni monitorues për reformën në drejtësi, Ruçi: Nuk e presim dot opozitën

Për ngërçin në ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, kryetari i Kuvendit ka drejtuar gishtin nga bojkoti i opozitës. Pas konstituimit të të komisionit të pavarur që do të monitorojë institucionet e reja të drejtësisë, Ruçi kërkoi që ky proces të ecë me ritme të shpejta. Pas takimit me Presidentin Ilir Meta, kryetari i Kuvendit bëri fajtore opozitën për vonesat në procesin e reformës në drejtësi. Këto deklarata Gramoz Ruçi i bëri paraditen e sotme gjatë konstituimit të komisionit të pavarur për koordinimin dhe monitorimin e zbatimit të ligjit nga ana e organeve të reformës drejtësi. Duke qenë se ajo nuk po bëhet pjesë e jetës parlamentare tha Ruçi, “nuk mund ta prisnim më”. Gramoz Ruçi: Në kuadër të kësaj reforme Kuvendi miratoi ndryshime të rëndësishme kushtetuese dhe njëherësh dhe një paketë ligjesh organike që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e organeve të sistemit të drejtësisë. Sigurisht disa organe janë të reja, disa ekzistuese do të kenë një organizim të ndryshëm nga ai i deritanishëm bazuar në standardet më të mira evropiane. Ligji 115 i vitit 2016 për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë parashikon ngritjen e një organi monitorues, komisioni i pavarur për koordinimin, monitorimin, ndjekjen dhe zbatimin e ligjit, anëtarë të të cilit janë dy zonjat dhe tre zotërinj. Ky komisioni duhet të ishte ngritur më parë