Akademik Artan Fuga: Kushtet për t’u rikthyer në auditor. Këshillat për platformën e studentëve në takimin e sotëm me pedagogët

550
Sigal

Këshillat e Prof. Fugës për studentët dhe platformën e tyre në takimin e sotëm me pedagogët

Studentët kanë kthyer sytë drejt pedagogëve për t’u këshilluar dhe kuvenduar!

Ide shumë e mirë.

Vetëm kuvendimi me të gjithë aktorët socialë të interesuar mund të sjellë në një konsensus që të jetë në rrugën e daljes nga kriza aktuale, por jo vetëm, por për të përpunuar strategjitë për një arsim të lartë cilësor, demokratik, të aksesueshëm masivisht, performant, bashkëkohor, që të përballohet nga tarifa të drejta në ulje, dhe që çon në integrimin e të diplomuarve në tregun e punës.

Unë, personalisht, si profesor do t’u kisha rekomanduar studentëve dhe kolegëve të mi në mbarë universitetet idenë, që autostrada e mbërritjes së qëllimeve të mira është një rrugë e përshkueshme afatshkurtër por edhe afatgjatë.

Mosekuilibrimi i tyre do të ishte fatal.

Po ashtu ka nevojë të merren garanci nga qeveria, që procesi do të ecë pa u ndalur, duke kërkuar prova besueshmërie dhe valvul sigurie që kërkesat do të plotësohen.

Këto do të ishin sipas meje kushtet për t’u rikthyer në auditorë dhe normalizuar jetën universitare dhe për ta ritronditur atë me anë të një reforme shumë të thellë evolutive!

  1. Abrogimi i menjëhershëm i ligjit për Arsimin e Lartë.
  2. Një kuadër i ri ligjor ku të mos bëjë pjesë askush nga ata që e katandisën kështu ligjin për arsim.
  3. Ngritja urgjente e një këshilli ad hoc kombëtar për të marrë masat urgjente që duhen për të zgjidhur krizën, 4. Një Kuvend kombëtar përpara muajit mars për çështjen e Arsimit të Lartë.
  4. Modeli i ri i universitetit publik i përpunuar nën autoritetin e këshillit ad hoc.
  5. Shkarkimi i menjëhershëm i të gjithë bordeve dhe i agjencive të ministrisë të Arsimit, Pezullimi i veprimtarisë të tyre derisa të përcaktohet mënyra e drejtimit dhe administrimit e universiteteve publike.
  6. Bllokimi i menjëhershëm i të gjitha pagesave të tarifave, derisa të bihet në konsensus për to dhe për të gjitha masat e tjera dhe të kthehen ato në realitet.
  7. Rritja e buxhetit në masën e studiuar qysh për vitin 2019 e në vazhdim.
  8. Kthimi i terreneve sportive nga bashkia e Tiranës UT.
  9. Marrja e masave kundër korrupsionit në Universitete, duke krijuar brenda semestrit të parë procedurat performante në kohë rekord.
  10. Marrja e masave për organizimin e konkurseve të vërteta të punësimit dhe respektimi i rezultateve për karrierën e studentit pas diplomimit. Hartimi i ligjit kuadër!
  11. Hartimi i ligjit për integrimin e diplomuarve në tregun e punës.
  12. Formulimi i një administrimi të universiteteve që çon në uljen progresive të tarifave.
  13. Riçelja e menjëhershme e shkollave doktorale.