Akademik Artan Fuga: Firmos peticionin kundër shkallmimit të Monumentit të Kulturës

551
Sigal

Për teatrin tonë kombëtar.

Sonte do të shkoj te teatri të firmos peticionin kundër shkallmimit të Monumentit të Kulturës. Edhe një firmë nuk guxojmë të hedhim? Turp!

Teatri është një çështje që tejkalon çështjen e ndërtesës. E gjithë kultura kombëtare është në kolaps me institucione në krizë të plotë. E politizuar, e keqmenaxhuar, e përdhosur. Forum kombëtar për këtë çështje.

Ndërtesa e teatrit mund të ruhet, mbrohet dhe të modernizohet. Tradita dhe modernia mund të shkojnë bashkë, duke prodhuar ultramodernen. Po kujt i flet se? Injorantëve, që hiqen si arkitektë e urbanistë?

Asnjë aktor apo intelektual nuk ka hiç më shumë të drejtë sesa të kundërshtojë prishjen. Si palë në marrëveshjeje është asgjë, një hiç juridik. Ballabanët ta kuptojnë këtë.