AK kundër ndryshimeve Kushtetuese

412
Aleanca Kuq e Zi kundërshton tentativën e mazhorancës për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë, duke theksuar se dokumenti themeltar i shtetit u miratua me referendum dhe nuk mund të griset nga 93 deputetë. Aleanca KuqeZi deklarohet qartazi kundër çdo përpjekje për të ndryshuar kushtetutën larg një procesi transparent dhe jashtë debatit popullor.
Kushtetuata u miratua me referendum popullor dhe nuk mund të griset nga votat e 93 deputetëve për të rritur ambiciet dhe egot autoritare të kryeministrit Rama. i bëjmë thirrje të gjitha forcave parlamentare përfshi Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim që të mos japin konsensus dhe të refuzojnë bashkimin e votave në këtë puç anti-kushtetues. PD dhe LSI duhet të kushtëzojnë çdo ndryshim me reformën elektorale përndryshe Rama do u bëjë gropën të dyjave. Ashtu siç ka rekomanduar OSBE dhe diplomacia amerikane në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse nuk garantohet vota e lirë atëhere nuk sigurohet demokracia parlamentare. Opozita parlamentare ende nuk i ka vënë gishtin kokës, nëse nuk realizohet reforma zgjedhore atëherë populli do ketë në kurriz për 30 vite Edi Ramën dhe gangsterët e tij që blejnë dhe vjedhin votat me thasë. Refuzoni projektin anti-kushtetues të Ramës sot, që ta ndalim së bashku çmendurinë e këtij pushteti.”, thuhet në deklaratën e AK.
Sigal