AK flamuj në detin Jon: Spostimi i kufijve, tradhti kombëtare!

487
Sigal

Aleanca KuqeZi demonstron qëndrimin kundër marrëveshjes me Greqinë për kufijtë detarë

Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë shënjuar me shirita të kuq kufirin detar me Greqinë, duke vendosur edhe flamuj në detin Jon. Në kohën kur mediat po flasin për mundësinë e përdorimit të gazsjellësit TAP nga pala greke, për të kërkuar nga Shqipëria zbatimin e marrëveshjes së firmosur në vitin 2009 për kufijtë detarë, kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, thekson se, për kufirin me Greqinë duhet respektuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese.“Për Aleancën Kuq e Zi, popullin shqiptar dhe shtetin e shqiptarëve, spostimi mafioz dhe meskin i kufirit detar është tradhti kombëtare që nuk do të tolerohet për asnjë arsye, e mbi të gjitha në 100 -vjetorin e Pavarësisë së vendit tonë. Aleanca Kuq e Zi vjen këtu në kanalin e Korfuzit për të vendosur kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë në mbështetje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të RSH. Aleanca Kuq e Zi deklaron se, ky është kufiri ndarës në mbështetje të standardeve të së drejtës ndërkombëtare, ky është kufiri që na e kanë lënë të parët tanë, ky është kufiri, ku drejtësia shqiptare ka vendosur ndarjen mes dy shteteve”, – tha Kreshnik Spahiu. Referuar mediave të shtetit fqinj, mësohet se pala greke ka vendosur si kusht të saj për të mbështetur gazsjellësin “Trans Adriatik Pipeline”, zbatimin e marrëveshjes së ndarjes së kufijve detarë. “Energypress” shkruan në sitin e saj, se Greqia duket se është shumë afër përcaktimit të“Zonave Ekskluzive Ekonomike” me Shqipërinë, pasi ka vënë si kusht të mbështetjes së saj për gazsjellësin TAP, zbatimin e marrëveshjes së vitit 2009.