Ahmetaj informon biznesin: S’ka çmime të rritura që nga 1 prilli

136
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaruar se ekonomia shqiptare ka dale nga kriza dhe po rritet. Sipas ministrit, ata që sot në Shqipëri kanë një biznes të vogël duhet të rrinë të qetë, pasi që nga 1 Prilli nuk ka rritje të çmimit. Ministri tha më tej se, biznesi i vogël me xhiro mbi 2 milionë lekë të reja, deri në 5 milionë lekë do t’i nënshtrohet detyrimit për deklarim të TVSH. Por, nuk ka rritje çmimesh, nuk ka rritje kostosh. “Iniciativa e kryeministrit për të bërë taksën e biznesit të vogël zero ka dhënë frytet e saj, ka krijuar biznese të reja të vogla. Cili është qëllimi? Qëllimi është të fokusohemi tek biznesi i madh, të mbledhim më shumë TVSH nga biznesi i madh, nuk është qëllimi të fokusohemi tek biznesi i vogël, ai vazhdon të ketë kontribut modest”,- sqaroi Ahmetaj. Ministri i Financave tha se ulja e pragut të deklarimit është pjesë e praktikës ndërkombëtare. Ai tha se opozita gënjen kur thotë se do të rriten çmimet, apo do të rritet TVSh. Gënjejnë kur thonë që rritet TVSh. Por TVSh është pjesë e çmimit përfundimtar të çdo malli, apo shërbimi të formalizuar. Për çdo produkt, 20 % e çmimi është e TVSH. Kështu ka qenë. Ndërsa tani biznesi i vogël vetëm ftohet të deklarojë. Gënjejnë kur thonë, do rriten çmimet. Fakti sot i ka nxjerrë zbuluar, pasi nuk ka rritje çmimi të produkteve nga 1 prilli. 20 % i TVSh ka qenë gjithmonë dhe e ka paguar konsumatori. Nuk do të ketë gjoba për deklarim të gabuar. Është e qartë se do të jetë një deklarim i thjeshtë me mbushje të katër kutive të deklaratës, ashtu siç bëjnë çdo muaj deklarimin për sigurimet shoqërore”, u shpreh ministri. “Secili është i lirë të hapë apo mbyllë qepenët, por vazhdoni të bëni punë tuaj për veten dhe familjen. Mos u bëni pre e politikës së tyre. Mos harroni që ju kanë gjobitur, ju kanë ngarkuar me 1.5 % të xhiros, dhe 10 % taksën e sheshtë. Ndërsa kjo qeveri është kujdesur për lehtësimin e barrës fiskale. Kjo qeveri ju hoqi taksën e sheshtë. Dje opozita ju premtoi se do t’ju kthente 10 përqindëshin, dhe ju e dini se kjo taksë ju rrënoi të gjithë juve”, u shpreh ministri Ahmetaj.