Ahmetaj: Do rivlerësohen fondet. Ndregjoni: Dinjitet dhe jo lëmoshë nga qeveria e majtë

584
Ish-të përndjekurit, qeveria anulon fondet
Pas shlyerjes së plotë për ish-të përndjekurit që janë gjallë, Qeveria mund të anulojë kompensimet për trashëgimtarët, veçanërisht përtej brezit të parë. “Ka një këndvështrim të ri që diskutohet brenda Qeverisë; do t’i shlyejmë të gjithë, brezin e dytë, brezin e tretë, brezin e katërt pambarim, apo do kufizohemi?!”, deklaroi ministri i Financave, Arben Ahmetaj. “Në total është miratuar një fond prej 8.15 miliardë lekë, gati 80 milionë dollarë dhe janë disbursuar 8.07 miliardë lekë. Pra, kemi përfunduar këstin e tetë me përjashtime shumë të vogla, numra shumë të pa konsiderueshëm për shkak të mosparaqitjes së personave për të rregulluar dokumentacionin apo për të diskutuar me administratën për ato probleme që duhen qartësuar në dosjet e tyre. Kemi mbaruar këstin e tetë brenda 2017-s. Ka mbetur një numër shumë i vogël i përfituesve të kategorisë parësore dhe tani qeveria ka një këndvështrim të ri që do t’ia paraqesë Parlamentit për përfituesit trashëgimtarë. Pra, ka një debat midis logjikës, se kush përfiton. Ka një debat të shëndetshëm, i cili shkon patjetër edhe në drejtimin e duhur me të drejtën që kanë përfituesit parësorë dhe pastaj logjikën që do të përdorim për trashëgimtarët e niveleve të ndryshme”, tha Ahmetaj. Sipas tij, rritja ekonomike këtë vit parashikohet 4.2 për qind, ndërkohë që së shpejti do të nisin një sërë investimesh të mëdha nga jashtë. “Janë disa projekte të mëdha, duke filluar që nga aeroporti i Vlorës, apo disa projekte të rëndësishme në turizëm, që pritet të fillojnë investimet gjatë fundit të vitit 2018 apo gjatë fillimit të 2019”, u shpreh kreu i Financave.
Sigal