Ahmetaj: Buxheti 2017, Do të rrisë pagat dhe do të ulë borxhet

397
Sigal

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi sot se qeveria ka kaluar draft-ligjin për buxhetin e vitit 2017-të pas negociatave të vështira dhe në dakordësi të plotë me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

“Arritëm dakordësi me FMN, kemi pasur negociata të gjata dhe të vështira, konstruktive për buxhetin e vitit 2017-të. Kemi rënë në dakordësi të plotë për të gjithë kuadrin buxhetor. Brenda buxhetit të vitit 2017 financojmë një sërë reformash. Informojmë median se qeveria kaloi draftligjin për buxhetin e vitit 2017. Në bazë të proçedurës të hënën buxheti i kalon parlamentit për diskutim, aprovim”,- tha Ahmetaj.

Ministri u shpreh se ky është buxheti i financimit të reformave, rritjes së rrogave e pensioneve në një kohë që borxhi publik ulet.

“Në këndvështrimin tim ky është buxheti i financimit të reformave, rritjes së pagave dhe pensioneve, i lujes së borxhit publik. U arrit të garantohej një rritje mesatare pagash për administratën publike. U arrit një rritje, indeksim pensionesh prej 3%. Këto efekte fillojnë nga data 1 Mars e vitit 2017. Pensioni i marsit do të merret i rritur, paga e marsit në fillim të prillit do merret e rritur. Borxhi u ul nga 69% në 69,1%”,- tha ai.