Agron Xhafaj mban peng politikën, bllokon Parlamentin

600
Petraq Barjami
CILC, organizatë holandeze, partnere në misionin EURALIUS kryqëzon ministrat Xhafaj dhe Gjonaj për bllokimin e Gjyqësorit
Gjatë kësaj jave, asnjë Komision Parlamentar nuk ka zhvilluar shqyrtimet e projektligjeve, pasi polemikat e opozitës me mazhorancën kanë ndërprerë që në fillim çdo seancë, duke bllokuar de fakto parlamentin. Opozita kërkon me këmbëngulje dorëheqjen e ministrit Xhafaj,, që sipas akuzave të opozitës, vëllai i tij Agron Xhafaj, ka zhvilluar trafikimin e drogës, duke përfituar edhe nga pushteti i vëllait të tij si ministër i Brendshëm. Dje PD-ja ka bllokuar sërish punimet e Komisionit të Ligjeve për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Deputetja Dhurata Çupi duke iu drejtuar kryetarit të komisionit, Ulsi Manjës, deklaroi: “Kemi nga njëra anë Agron Xhafajn në brigjet e Vlorës që trafikon drogë dhe nga ana tjetër, Fatmir Xhafajn në brigjet e komisioni të Ligjeve, që trafikon ligjet. Z. Manja, reflektoni, sepse këtu keni një grup deputetësh të mazhorancës që nuk kanë lidhje dhe një grup tjetër që kanë bashkëpunuar me Xhafajn për të trafikun e ligjeve. Deputeti Edmond Spaho tha se “Fatmir Xhafajt, një njeri me një cen të tillë, nuk i takon të jetë ministër. PS-ja, Rilindja, ka të tjerë njerëz të ndershëm.”
Ministri Xhafaj e “ekstradoi” vëllanë në Itali, për t’i shpëtuar hetimeve të audios
Ministri Xhafaj, nëse nuk ka (ende) përgjegjësi penale, për mosveprim të ligjit të ekstradimit të vëllait të tij, për të vuajtur dënimin e formës së prerë në Itali, edhe pse deri tani pretendon se në Shqipëri nuk ka mbërritur nga Italia kërkesë për ekstradim, u detyrua ta ekstradojë vëllanë, Agron Xhafën në Itali natën, pasi u publikua audioja, e cila bënte fjalë për veprimtari kriminale të trafikimit të drogës edhe në ditët e tanishme. Fatmir Xhafaj, më mirë se cilido, e dinte që faktet në audio janë të pakundërshtueshme, dhe për të shpëtuar të vëllanë nga hetimi i prokurorisë shqiptare, e “ekstradoi” të vëllanë menjëherë, natën nga Shqipëria. Nëse, janë të vërteta pretendimet e Fatmir Xhafës, se audioja është e falsifikuar, përse e “ekstradoi” të vëllanë në Itali, ca më pak, kur, siç pretendon edhe vetë, Italia nuk ka dërguar AKOMA në Shqipëri kërkesë ekstradimi? Me largimin e Agron Xhafaj në Itali, ministri Xhafaj de fakto, bën të pavlefshme të gjitha hetimet e prokurorisë për aktivitetin kriminal të Agron Xhafaj, sepse prokuroria nuk ka tashmë asnjë mundësi, që të ketë prova, as zërin e Agron Xhafaj dhe as deponimin e tij.
Morali i munguar i Rilindjes. Ja faktet
Kryeministri Rama, sapo u kthye nga samiti i Sofjes, ku një ditë më parë u publikua audioja e bisedës së dëshmitarit X me Agron Xhafaj, deklaroi, që në Rinas (nuk i pritej të deklaronte nga Kryeministria) se ministri Xhafaj nuk ka asnjë përgjegjësi politike dhe morale për vëllanë e tij Agron Xhafaj. Vetë kjo ngutje e kryeministrit Rama, që t’i japë imunitet politik ministrit Xhafaj, dëshmon moral të munguar të Rilindjes.
– Fakti i pranuar nga ministri Xhafaj është që i vëllai është i dënuar për veprimtari kriminale në Itali dhe ende Policia e Shtetit, institucioni vartës i ministrit Xhafaj, nuk zbaton ligjin e Ekstradimit, është i mjaftueshëm që Rilindjes i mungon morali. Vetekstradimi i tanishëm i Agron Xhafës, nuk u bë për çështje morali, por për të bllokuar hetimet e aktivitetit të tij të tanishëm kriminal, që zbardhen nga audioja.
– Fakti i dytë, është se nuk mundet prokuroria të hetojë audion e Agron Xhafaj, kur i vëllai i tij është ministër i Brendshëm, madje, ai ka në dorë edhe karrierat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, meqë është në zbatim Vetingu.
– Fakti i tretë, është se ndaj Agron Xhafaj dhe vetë ministrit Fatmir Xhafaj, ende nuk është zbatuar ligji i Antimafias, për pasurinë e familjes, meqë Agron Xhafaj është i dënuar me vendim të formës së prerë për aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike, ngaqë Fatmir Xhafaj është në postin e ministrit të Brendshëm.
– Fakti i katërt. Gjermania, Holanda, Franca, janë shtete të cilat janë skeptike për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë, pikërisht, sepse qeveria nuk lufton krimin e organizuar. Dhe, “çështja Xhafaj” është parësore, pasi është e papranueshme për udhëheqësit e BE-së, që vëllai i ministrit të Brendshëm të jetë koka e aktivitetit kriminal dhe ligji në Shqipëri të mos të guxojë ta prekë.
Sigal