Agron Shehaj për RAI3: Protestat e opozitës për të ndryshuar Shqipërinë

172

Ish-deputeti i PD Agron Shehaj ka dhënë një intervistë për televizionin italian RAI 3.

Shehaj në intervistë theksoi se protestat e opozitës së bashkuar në Tiranë bëhen për të ndryshuar Shqipërinë dhe jo për pushtet personal.

Postimi i Agron Shehajt:

Gjendja e Shqipërisë është shqetësimi kryesor dhe i përditshëm i mediave serioze europiane. Dje një ekip i RAI3 ndoqi protestën e opozitës kundër kapjes së qeverisë Rama nga krimi dhe shkatërrimit të demokracisë.
Në një prononcim të shkurtër për ta, gjatë protestës, theksova tre gjëra:

1. Përpjekja jonë nuk është përpjekje për pushtet por për të ndryshuar rrënjësisht politikën dhe ekonominë e vendit, për t’i çliruar ato nga krimi, kundër oligarkëve dhe interesave korruptive.

Gjendja e Shqipërisë është shqetësimi kryesor dhe i përditshëm i mediave serioze europiane.Dje një ekip i RAI3 ndoqi protestën e opozitës kundër kapjes së qeverisë Rama nga krimi dhe shkatërrimit të demokracisë.Në një prononcim të shkurtër për ta, gjatë protestës, theksova tre gjëra:1. Përpjekja jonë nuk është përpjekje për pushtet por për të ndryshuar rrënjësisht politikën dhe ekonominë e vendit, për t’i çliruar ato nga krimi, kundër oligarkëve dhe interesave korruptive. 2. Sa të jetë Edi Rama kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira, kurdo që të bëhen ato.3. Drejtësia e vërtetë do të vijë kur politikanët e korruptuar dhe kriminelët nuk do të jenë më të pandëshkueshëm siç janë në regjimin e EdI Ramës, por do të dalin para drejtësisë siç del çdo qytetar i thjeshtë shqiptar!

Gepostet von Agron Shehaj am Sonntag, 9. Juni 2019

2. Sa të jetë Edi Rama kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira, kurdo që të bëhen ato.

3. Drejtësia e vërtetë do të vijë kur politikanët e korruptuar dhe kriminelët nuk do të jenë më të pandëshkueshëm siç janë në regjimin e Edi Ramës, por do të dalin para drejtësisë siç del çdo qytetar i thjeshtë shqiptar!