Agron Duka, takime me banorët e Rrushkullit dhe lagjes Hidrovor të Hamallaj

522
Takim eletoral në Rrushkull dhe Hidrovor
Kandidati i Partisë Demokratike në Durrës, njëherësh edhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, z. Agron Duka, në vijim të fushatës elektorale zhvilloi takime me banorët e Rrrshkullit dhe lagjes Hidrovor të Hamallaj. Në takimin me banorët në Rrushkull kandati Duka lëshoi akuza ndaj qeverisë socialiste në lidhje me mungesën totale të invesitmeve. Sipas Dukës kjo qeveri ishte më shumë se zhgënjyese, pasi në katër vjet nuk bëri asgjë nga sa kishte premtuar. “Për sa i përket programit të Partisë Socialiste, me thënë të drejtën edhe unë nëse do votoja, pavarësisht se edhe unë isha në opozitë dhe unë votova si opozitar në atë kohë, por nëse do të isha jashtë politikës, do të isha elektorat gri, do të voja PS. Sepse gjithë ato premtime që u bënë lum si ne në fshat. U premtua pesëfishim të fondeve për fshatin, pra do të shtoheshin me 5 herë investimet në fshat. U premtua se do të zgjidheshin të gjithë skemat ujitëse dhe kulluese brenda një mandate, pra për katër vjet. U premtua se do hiqej dhe reduktohej akciza e naftës në bujqësi. U premtua se do të ketë tregje ne mënyrë që bëhej rajonalizimi i produkteve bujqësore. U premtuan subvencione. Gjithë këto premtime, që të gjitha asnjë nuk është mbajtur.
Partia Demroktarike premton që do të bëjë subvencione direkte dhe jo me aplikime. Pra çdo njeri që merret me bujqësi dhe blegtori do të ketë subvencion direkt. Problem është se sa do i mbajë, ne pikërisht për këtë punë jemi. Unë jam përfaqësues i zonave rurale dhe gjithë kohës do të ngul këmbë që të mbahen këto premtime që jepen.
Ju jap fjalën që do ta kem përkushtim, natyrisht edhe mirënjohje për të mbaruar çdo lloj pune dhe problemi, public në radhë të parë sepse për atë punë jemi në parlament, por edhe problem individuale. Unë jma në dispozicionin tuaj 24i24 por edhe mbrapa. Telefoni im është është i hapur gjithë kohës.” Tha Duka. Ndërkohë në zonën e Hidrovorit në Hamallaj Duka u kujtoi banorëve se të gjitha investimet në ifrastukturë janë bërë nga qeveria demoktratike. Dhe që pas ditës kur PD nuk është më në pushtet e deri më tani, e gjithë zona nuk njeh më asnjë investim të vetëm. “Këto rruge rurale janë bërë në kohën e qeverisë demokratike dhe kjo është pozitive për ju. Ka shumë gjëra për të bërë. Unë nuk është se ju jap fjalën se do të zgjidh të gjithë problemet që kanë zonat ruale, por ju jap fjalën për përkushtim në çdo moment, kudo që të jem dhe për atë që gjykoj se ka shumë rëndësi dhe mundohem ta them që në fillim, për marrëdhëniet njerëzore, për burrëri. Unë gjykoj që për herë të parë pas 27 vjetësh një udhëheqës opozite arriti atë që arriti, pra pothuajse 80% e qeverisë që ka lidhje direkt me zgjedhjet është nga Partia Demokrartike, pra nga opozita në rastin konkret. Unë gjykjoj që duhet të luftojmë fort që të fitojmë sepse të gjitha mundësitë janë me fitu.
Këtë burrin që thotë “Unë jam i sukseshëm” Basha arriti ta “zhveshë nudo” ashtu sic ka dalë një herë. Ai nuk mbledh dot qeverinë. Një kryeministër që i cili nuk mund të mbledhë
qeverinë. Pra arriti një sukses të jashtëzakonshëm. Hajde bujrum, çdo ditë të enjte ka mledhje qeverie. Të shkojë ta mbledhë. Se bën dot. Ai ka 80% demokratë në qeveri. Unë mendoj që ky nuk është se përfaqëson Partinë Socialiste. Ky është një njeri që ka lidhur rreth vetes njerëz të interesave dhe veseve të veta dhe i kanë vënë edhe një emër, i ka quajtur “Rilindja”. Po të ishte për socialist Durrësi ka pasur socialist plotë duke filluar që nga Gaz Bizhga, Bardh Agasi, etj. Ku janë? I ka përzënë të gjithë. Të gjithë janë të zhgënjyer. Në fund të fundit jemi një popull dhe duam të ndërtojmë biografinë tonë, qofshin socialist apo demokratë.
Unë i takoj një shtrese të biznesit. Nuk ka pasur asfikësi më të madhë të biznesit ndonjëherë se sa këto katër vjet. Po ahstu pot ë shohësh edhe njërëzit në jetën e përditëshme kanë të ardhura ekonimike shumë të ulëta. Njeriu në fund të fundit shikon se çfarë ka tek xhepi, sa i aftë është me paratë e tij të blejë të paktën mallrat e shportës, ato që i duhen për ushqimin e përditshëm. Pa llogarit pastaj investimin që thatë ju, që me sa di unë ka katër vjet që ka bërë vetëmn qëndra qytetesh sipas idesë së tij.” Tha Duka. Nga ana tjetër banorët ngritën shqetësimet e tyre për problematikat në këto zona. Preblemi më i madh i këtyre zonave është mungesa e ujit të pishëm dhe pastrikmi i kanaleve kulluese dhe si mungesa e investimeve në kanalizime, të cilat asktualisht janë të amortizuara.
Sigal