Agron Duka: Subvencionet në bujqësi, një demogogji e dështuar, ndërsa fermerët braktisin tokën

621
Prej kohësh, qeveria fton fermerët që të investojnë për të zgjeruar prodhimin, për të përfituar subvencione. Por realiteti është një tjetër…Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, nga 350 mijë fermerë që janë në të gjithë Shqipërinë, vetëm 3.000 kanë marrë subvencione në gjithë këto vite, pra më pak se 1 për qind. Madje, edhe shumica e atyre që kanë përfituar, nuk kanë qenë fare fermerë, por njerëz me lidhje në qeveri. Ndërkohë që fermerët braktisin tokën për shkak të mungesës së sistemit të vaditjes, çmimit të lartë të mekanikës bujqësore, çmimit të naftës , pesticideve dhe farave. Janë këto shkaktarët që në komunën Gosë të Rrogozhinës 100 hektarë tokë të braktisen nga fermerët.
Sigal