Agron Duka: PD-LSI në protestë për të rrëzuar qeverinë Rama

606
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se baza e protestës së opozitës është situata e vështirë ekonomike në vend dhe zgjedhjet e kaluara parlamentare, të cilët sipas tyre u blenë. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Duka tha se protesta do të jetë e përmasave të mëdha. Sipas tij opozita do të mundohet të sjellë sa më shumë njerëz në protestë, jo të rretheve por ata që janë më afër Tiranës. “Edhe njerëzit që janë pranë Partisë Agrare Ambientaliste kanë arsye për të protestuar, pasi problemet e bujqësisë dhe blegtorisë janë ende të pazgjidhura. Shumë banorë po detyrohen të braktisin fshatin për mungesë shprese dhe perspektive. Ka shumë arsye që i shtyjnë njerëzit që të protestojnë”, tha Duka. Pasi është ndalur tek arsyet që i nxjerrin qytetarët shqiptarë në protestës, Duka ka komentuar edhe raportin PD-LSI. Sipas tij, marrëdhënia mes dy partive më të mëdha opozitare në vend, nuk është programore. Por, Agron Duka thotë se krerët e PD dhe LSI, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi po bashkëpunojnë, për qëllimin e përbashkët të tyre, “rrëzimin e qeverisë Rama”.
Sigal