Agron Duka në Rrashbull: E djathta të bashkohet

93
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka është shprehur i bindur per fitoren e PD. Duka i cili kandidon nen siglën e PD gjate nje takimi me banoret e Rrashbullit ka theksuar se e djathta duhet te bashkohet, ne mënyre qe ne 25 qershor fitorja t’i përkasë PD.
“Unë kisha besim në vetvete dhe u kam thënë shumë personave që nuk po përmend me emër se demokratët do të mblidhen dhe do të mblidhen fort dhe mbajeni mend se nuk të shiten as tek LSI dhe as tek PS. Sërish komunën Rrashbull do ta fitojë Partia Demokratike. Sepse këta banorë të zonës sado para t’u japësh, unë e kam bindjen e sigurte dhe jam shumë i bindur se nuk shiten dhe kanë për të votuar PD, numrin 6. Për më tepër se këtë radhë puqen dy gjëra e para është Partia Demokratike dhe e dyta jam edhe unë në listë.”
Kandidati i Partisë Demokratike, Agron Duka u shpjegoi qytetareve programin e PD duke u kërkuar te votojnë numrin 6.