Agron Duka: I keni shndërruar të rinjtë në ambasadorë të mjerimit

498
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, nëpërmjet një komunikimi nga profili i tij në Facebook, reagon ndaj seancës së djeshme parlamentare. “Ndërkohë që në Parlament mazhoranca flet me kapadaillëk për marrëdhëniet ndërkombëtare, harron “ambasadorët e mjerimit” që ka shpërndarë rrugëve të Evropës. Qindra mijëra të rinj nuk po arratisen nga mirëqenia, nga rritja ekonomike, nga drejtësia dhe administrata shembullore. Fëmijët e shqiptarëve po largohen nga varfëria, krimi, korrupsioni dhe arroganca që lulëzon në vendin tonë. Prandaj, vërini gishtin kokës, sepse batutat e vjedhura nga Kinostudio “Shqipëria e Re” nuk fshehin dot vjedhjen e shpresës që po iu bëni përditë të rinjve dhe të rejave të këtij vendi!”, u shpreh Duka.
Sigal