Agron Duka: Dënoj ashpër dhunën shtetërore ndaj tregtarëve

501

 

Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka ka
shprehur indinjatën e tij për atë që ndodhi sot në Shkodër me disa fermerë të
duhanit, “të cilët u dhunuan dhe u kërcënuan me armë nga shefi i Krimit
Ekonomik”. “Lufta kundër informalitetit dhe evazionit fiskal duhet nisur së
pari ndaj atyre që bëjnë kontrabandë cigaresh, jo ndaj fshatarëve që kultivojnë
e tregtojnë duhan sa për të mbajtur frymën, jo ndaj njerëzve të ndershëm që kanë
lidhur jetën me fshatin”, ka thënë Duka në rrjetet sociale. Ai ka theksuar se,
“Partia Agrare Ambientaliste ka një plan të qartë dhe konkret për të mbështetur
fermerët që merren me kultivimin dhe tregtimin e duhanit”. “Shqipëria e ka
traditë kultivimin e duhanit, por për fat të keq numri i fermerëve që e
kultivojnë ka rënë ndjeshëm. Ata pak që kanë mbetur dhunohen dhe kërcënohen në
mes ditës nga njerëz me uniformë shtetërore. Shpresoj që autoritetet të marrin
masat përkatëse për ngjarjen”, është shprehur Duka.

Sigal