Sigal

Në radhë të parë dua t’ju falënderoj të gjithëve për ftesën që ne të mikprisnim me dashamirësi këtë tubim kaq të bukur dhe kaq me vlerë. Sinqerisht po duket vetja si në fillimet e 2013, ku kishte vetëm buzëqeshje, kishte vetëm rini dhe vetëm gjallëri. Sot po e shoh dhe po prekem. Dua t’ju falënderoj me zemër dhe e di që ka shumë e shumë e shumë të tjerë që sot nuk munden, për shkak të shumë arsyeve, edhe arsyeja kryesore është që ne shumë mirë e dimë, por thjeshtë dikush është në punë, sot po u pa në një takim të LSI-së, nesër është pa punë. Ne i kemi bërë thirrje të gjithë miqve tanë, të cilët kanë një vend pune që sot të mos vijnë në takim, se nesër i japin lajmërimin për largim nga puna. Kështu që unë e di shumë mirë këtë rast edhe këtë çështje, për arsye se unë kam punuar dhe kam punuar për të gjithë Shkodrën edhe për të gjithë qarkun tonë. Unë e di shumë mirë që falë zonjës dhe kryetares sonë Monika Kryemadhi, janë bërë shumë gjëra të mira për qytetarinë tonë edhe për Shkodrën, aq më tepër duhet ta falënderoj shumë, se çështja e punësimit ka qenë kryefjala e ime dhe kryefjala e Monikës, shpirtin dhe zemrën të dy e kemi pas që ti sistemonim njerëzit në punë. Një familje më mirë, një ekonomi më të mirë, për një shkollim më të mirë, për një shëndetësi më të mirë, për një bujqësi më të mirë dhe më të vlefshme për shumë e shumë gjëra. Unë dua të them këtë që me Monikën unë sot e kam filluar fushatën, me Monikën ne kemi për të fituar, sepse është një grua që nuk i trembet asnjë sfide, asnjë presioni, është një grua që ecën para dhe nuk sheh majtas apo djathtas, por sheh punën e qytetarëve dhe familjarëve, punën e të gjithë shkodranëve edhe unë i them mirëserdhe dhe sot kemi filluar fushatën.  Për mua është shumë afër 30 qershori, kështu që ne të jemi të mbledhur të organizuar që të bëjmë punë më të mirë, që të mos dalim jashtë angazhimeve dhe premtimeve tona. Ne jemi mësuar duke qenë fitimtar, siç nga Fushë Arrëzi, nga Puka, Vau Dejës, Malësia e madhe dhe Shkodra, ne kemi pas fitore dhe do të shkojmë drejt fitoreve sepse ne jemi të bashkuar dhe jemi një, ne punojmë për qytetarët, ne kemi edhe dhimbje shpirtërore, bëjmë punë shumë se kemi Sajmirin, Vehbiun, Gjovalinin dhe shumë e shumë të tjerë të cilët punojnë pa u lodhur dhe me përkushtim. Unë dua të them vetëm kaq, të mbështesim njëri-tjetrin t’i japim dorën njëri-tjetrit, t’i japim besën dhe fjalën njëri tjetrit, ashtu siç e kemi dhënë gjithmonë, siç kemi premtuar dhe i kemi mbajtur, t’i japim që të dalim fitimtar. Unë kam punuar natë e ditë pa u lodh për shkodranët, për qarkun tonë duke ju shpërblyer me mirënjohje, me mirësjellje, me kulturë, me qytetërim, me shëndetësi dhe çdo gjë që ne na nevojitet. Jam 24 orë non stop pranë jush dhe do jem besnik i fjalës dhe i punës. Ju falënderoj shumë ju dhe ato që nuk mund të vinin, sepse vetëm dje dhe sot kam rreth 600 mesazhe të cilët kërkojnë falje, unë ja kam pranuar me shpirt dhe i them vazhdoni punën dhe në fund tregoni votën.