Ago: Socialistët po votojnë me nga dy fletë!

471
Petrit Ago, anëtar i “Lëvizjes për Demokraci në PS” është shprehur se ka konstatuar vetë një rast minipulimi të referendumit që po zhvillohet, pasi ndodhi në prani të tij dhe menjëherë u ndalua. “Ata bëjnë listat, ata janë në komision, ata mbyllin fletët, ata hapin dhe mbyllin kutitë, tha Ago, duke shprehur shqetësimin për mos lejimin e vëzhguesve në proces. Në një rast, një person bëri gati dy fletë votimi dhe kur unë e ndalova, komisioni më tha se “janë marrë gabimisht”, kurse djali tha se “nuk e dija, kujtoja se votohej me dy fletë!”. 
Komentet e tjera janë të tepërta”, shtoi Ago
Sigal