Agjentët e FBI mbërrijnë në Tiranë, shfaqen në Ministrinë e Brendshme përkrah Donald Lu (Foto)

566
Kryeministri Edi Rama në takimin e fundit me drejtuesit e policisë në ambientet e Ministrisë së Brendshme, tha se Shqipëri do të vinin agjentë të FBi në kuadër të bashkëpunimit. Dhe në fakt diçka e tillë tashmë ka ndodhur.
Dy agjentë të FBI-së kanë mbërritur në Tiranë, dhe prezantimi i tyre i parë është bërë pikërisht sot në Ministrinë e Brendshme, ku ata janë të pranishem në takimin e paradites në këtë institucion.
Dy agjentët, siç duken edhe në foto, janë dy zotërinjtë me kufje në vesh, përkrah ministres së Drejtësisë dhe ambasadorit amerikan në vendin tonë, Doland Lu.
Takimi ka nisur këtë paradite në ambientet e Ministrisë së Brendshme, ku po prezantohet opreacioni i koduar “Forca e Ligjit”.
Sigal