Agim Hushi i përgjigjet Ramës: Njeri pa gusto, u paraqet shqiptarëve një shëmti si sukses…

583
Sigal

Tenori me famë botërore, Agim Hushi, ka “shpërthyer” në rrjetet sociale me një reagim ndaj Kryeministrit Edi Rama, i cili së fundmi ka publikuar foto mbi pamjen e ndryshuar të Teatrit të Operas dhe Baletit (TOB) pas ndërhyrjes së qeverisë në rikonstruksionin e ambienteve të brendshme.

Hushi shkruan se një shëmti e re po u paraqitet qytetarëve shqiptarë si nje fitore e madhe e qeverisë së Ramës.

“Një përdhosje e traditës operistike dhe glamurit të vetë Operas!

Dhjetëra milionë të hedhura në gropën e zezë prej gustos së një njeriu pa gusto!

Shikoni operan e Shkupit, këtij kryeqyteti në perferi të Evropës dhe shikoni pamjet nga Teatri i Ri i Tiranës!

Për të vënë duart në kokë”, shkruan Hushi.

Postimi i Agim Hushit

Nje shemti e re po u paraqitet qytetareve shqiptare si nje fitore e madhe e qeverise se Rames, i cili po e trumbeton me te madhe Teatrin e ri te Operas dhe Baletit!

Natyrisht qe do gjinden duartrokites qe skane qene kurre ne opera per tu mrekulluar nga ky bicim teatri i Edi Rames, por ne sna hedh dot hi syve!

Nje perdhosje e tradites operistike dhe glamurit te vete Operas!

Dhjetera milione te hedhura ne gropen e zeze prej gustos se nje njeriu pa gusto!

Shikoni operan e Shkupit, ketij kryeqyteti ne perferi te Evropes dhe shikoni pamjet nga Teatri i Ri i Tiranes!

Per te vene duart ne koke!

Shqiptaret meritojne Opera jo salle shfaqesh si ne fshatrat e Gjermanise!

Opera ne Shkup…