Afrim Qëndro: Ja ku do devijohet trafiku sërish nesër në autostradën Tiranë-Durrës

710
Sigal

Ka kaluar në fazën e tretë ndërhyrja në autostradën Tiranë-Durrës. Këtë të hënë pritet që segmenti që do të përfshihet nga punimet është ai Maminas-Sukth në drejtimin Tiranë-Durrës. Drejtori i Përgjithshëm iARRSH Afrim Qëndro bën me dije edhe detajet sesi do të devijohet trafiku. Në vijim te ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Qafë Kashar – Durrës dhe Durrës – Qafë Kashar në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore do të rinisë të hënën në ora 06-00 të mëngjesit fazën e tretë të punimeve në segmentin Maminas-Sukth në drejtimin Tiranë – Durrës. ARRSH-ja kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor. Sipas drejtorit Afrim Qëndro nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren. Bllokimi dhe devijimi i trafikut do të fillojë nesër në orën 6 të mëngjesit. Trafiku në drejtimin Tiranë-Durrës devijohet në kryqëzimin e Maminas në drejtim të rrugës dytësore. Automjetet që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Durrësit duhet të futen në nënkalimin e Maminasit të autostradës dhe të vazhdojnë rrugën dytësore deri në kryqëzimin e Sukthit dhe në vazhdim mund të dalin përsëri në autostradë ose të vazhdojnë në rrugë dytësore. Devijimi do të vazhdojë deri ditën e enjte, datë 21 qershor. ARRSH këshillon edhe mjetet e transportit të rëndë që udhëtojnë nga Fushë Kruja në drejtim të Durrësit të kthehen në rrugën dytësore në Vorë duke përdorur nënkalimin e rrugës së re. Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Maminas-Sukth do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera, të cilat ARRSH dhe policia do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe do të informojnë opinionin publik, përfundon deklarata.