Afrim Bakaj, drejtor i Autoritetit Portual të Durrësit

927
Institucioni më i madh dhe më i rëndësishëm portual në Shqipëri do të ketë një titullar të ri dhe ai është Afrim Bakaj, ish-drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Bakaj vjen nga një përvojë jo e vogël drejtuese në Ministrinë e Mbrojtjes, Bashkinë e Durrësit dhe në fund si një nga drejtorët më të suksesshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, nga e cila u largua pasi AKU në bazë të marrëveshjes politike të PS me aleatët e saj, e mori PDIU. Drejtori Bakaj ndoshta është personi më i palakuar për sa i përket aferave dhe se në të gjitha auditimet e brendshme, të Ministrisë së Bujqësisë, por edhe Kontrollit të Lartë të Shtetit ka dalë me zero abuzime apo shkelje administrative. Ndaj edhe emërimi i tij në krye të Autoritetit Portual të Durrësit ndoshta është një nga zgjedhjet më të sakta që Kryeministri ka bërë në këto pesë vite të qeverisjes së “Rilindjes”. Po të kemi parasysh edhe skandalet e kohëve të fundit në APD, që nisën me reagimet e biznesit gjerman dhe sensibilizimin që Dhoma e Tregtisë Gjermane i bëri institucioneve më të rëndësishme në Tiranë, si ambasadave perëndimore, institucioneve të BE, qeverisë gjermane dhe vetë kancelares Merkel. Është momenti që njerëz të ndershëm, fjalëpak dhe punëshumë të marrin në dorë institucionet e rëndësishme në shërbim të qytetarëve, komunitetit dhe interesave kombëtare. Në AKU, Bakaj do të mbahet mend për aksionet e fuqishme që çuan në bllokimin e qendrave të prodhimeve ushqimore jashtë standardeve, atyre të prodhimeve blegtorale, si në Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Vlorë etj. Ndaj urojmë dhe shpresojmë që ky vrull pune dhe kjo ndershmëri të shpaloset edhe në detyrën e rëndësishme të kreut të APD, i cili është edhe pasqyra ku të huajt bëjnë prezantimin e parë me Shqipërinë.
Sigal