Aferat me PPP/ Qeveria ndalon me ligj koncesionet e pakërkuara, pasi u dhanë 1 miliard euro dhe tani nuk ka më lekë

448
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Aferat me PPP/ Qeveria ndalon me ligj koncesionet pasi u harxhuan të gjitha paratë

Qeveria ka nënshkruar 1 miliardë euro deri tani kontrata koncesionare,

Deri tani, qeveria e Rilindjes Socialiste, në 5 vitet e qeverisjes ka dhënë mbi 1 miliardë euro koncesione (shumica të pakërkuara). Të shumta kanë qenë akuzat, denoncimet nga palët e interesuara, nga opozita, nga biznese, nga organizma ndërkombëtare financiare, sikurse FMN, BB, por edhe të DASH, BE, Transparency International për procedurën jo transparente të dhënies së koncesioneve, duke monopolizuar investimet në pak duar, si edhe koncesionet nuk ndikojnë në rritjen ekonomike, në hapjen e vendeve të punës, janë rrezik për rritjen e pakontrolluar të borxhit të jashtëm publik, etj. Qeveria, deri tani nuk ka dashur të dëgjojë as këshillat e FMN, BB, as kritikat e institucioneve ndërkombëtare dhe ka vazhduar të japë koncesione të pakërkuara. Rasti më tipik është anulimi i koncesionit të rrugës Kashar – Thumanë, i cili për 21 kilometra rrugë do të kushtonte 544 miliardë lekë, duke e bërë koston më të shtrenjtë në Evropë. Dhënia e këtij koncesioni, si edhe, paskëtaj anulimi, dëftojnë për mungesë transparence.

Pse koncesionet do të ndalohen në korrik dhe jo tani?

Një projektligj i dërguar në parlament paralajmëron heqjen e mundësisë ligjore për “koncesione të pakërkuara” nga 1 korriku 2019, duke anuluar në këtë mënyrë mekanizmin ligjor më kontrovers të përdorur nga vetë qeveria përgjatë viteve të fundit Projektligji thotë se qeveria nuk do të ketë më të drejtë ligjore të pranojë “propozime të pakërkuara” për koncesione të llojit të atyre që aktualisht i mundësuan të njëjtës qeveri të nënshkruajë mbi 1 miliardë euro kontrata ndërsa relacioni shoqërues shpjegon se ndryshimi ka ardhur si pasojë e “rekomandimeve” nga institucionet ndërkombëtare, të tilla si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Qeveria duhet të japë llogari, pse deri tani ka dhënë mbi 1 miliardë euro koncesione, shumica të pakërkuara? Përse ky projektligj nuk ndalon që tani koncesionet e pakërkuara? Apo qeveria ka në sirtar projekte të tjera të koncesioneve të pakërkuara, që do t’i japë në këtë ndërkohë, deri në korrik?

Justifikimi i qeverisë: Pse po anulon koncesionet e pakërkuara

Referuar rekomandimeve të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, si FMN, Banka Botërore, SIGMA-OECD dhe duke marrë shkas se tendenca e shteteve ndërkombëtare gjatë viteve të fundit është ajo e reduktimit të propozimeve të pakërkuara kemi propozuar kufizimin e së drejtës së identifikimit e të zhvillimit të propozimeve të projekteve të koncesionit/PPP, nëpërmjet propozimeve të pakërkuara nga sektori privat,” thuhet në relacion. “Me anë të këtij projektligji është propozuar që nga data 1 korrik 2019 të lejohen propozimet e pakërkuara vetëm për realizimin e punimeve dhe/ose ofrimin e shërbimeve në porte, aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror,” vijon më tej argumentimi i Ministrisë së Financave.

Kritikat e ndërkombëtarëve ndaj koncesioneve të pakërkuara

Qeveria aktuale është kritikuar në Shqipëri dhe jashtë saj për një mori kontratash koncesionare me vlera të konsiderueshme, të cilat janë realizuar ose me ligje të veçanta që shmangin konkurrencën dhe përcaktojnë paraprakisht fituesin, ose përmes “propozimeve të pakërkuara”, të cilat në praktikë eliminojnë konkurrencën dhe përcaktojnë me vendim qeverie një avantazh të pathyeshëm për propozuesin, duke e bërë garën pasuese thjeshtë formalitet. Institucione të ndryshme, përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar, Departamentin e Shtetit të SHBA apo Komisionin Europian kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi format ekstraligjore të ndjekura nga qeveria aktuale për negocimin e kontratave koncesionare në kurriz të taksapaguesve. Kështu, sipas FMN, “kuadri i punës së qeverisë për përzgjedhjen dhe priorizimin e projekteve të investimit, si dhe për vlerësimin e kostove dhe rreziqeve fiskale, mbetet i pamjaftueshëm,” dhe fondi pati kërkuar në fillim të vitit 2018 ndalimin e dhënies së koncesioneve të reja. Sipas Departamentit të Shtetit, “përdorimi në rritje i kontratave të partneriteteve publike dhe private ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.” Komisioni Evropian detyroi qeverinë shtatorin e kaluar të heqë dorë nga ligji fillestar që parashikonte negocim privat me kompaninë Fusha sh.p.k për ndërtimin e një teatri kombëtar në shkëmbim të zhvillimit të një pjese të tokës publike të zënë nga ndërtesat ekzistuese të teatrit, për shkak se ligji sillte kufizim të konkurrencës.

Av Altin Goxhaj: Soros mundohet të zhdukë gjurmët e krimit në Shqipëri

Përse Alexandër Soros urdhëroi Edin të ndalojë me Ligj çdo PPP pas datës 1 Korrik 2019? Soros po mundohet të zhdukë gjurmët e krimit të vrasjes së Shqipërisë, por është vonë . Dosja jonë, që kemi çuar në SHBA, që vërteto se PPP-të i solli Soros (nëpërmjet kontratës me CID) për të rrënuar dhe falimentuar Shqipërinë ka trondit DASH. Një shtetas amerikan me një institut amerikan që janë përdorur për të rrënuar një shtet Aleat të SHBA! Po ngushtohet laku!