Afera dhe censura e Veliajt për Sharrën, PD kërkon seancë dëgjimore me gazetaren Tota

455
Sigal

Gazeta Telegraf/

Deputetët e Partisë Demokratike, anëtarë të Komisionit parlamentar të
Medias, kanë kërkuar zyrtarisht një seancë dëgjimore me gazetaren Alida Tota, e
shkarkuar nga puna me 18 gusht të këtij viti, pasi hodhi dritë mbi ngjarjen në
landfillin e Sharrës.

Gazetarja Tota bëri një investigim pas vdekjes së Ardit Gjoklajt, ku
rezultoi se ishin bërë përpjekje për të fshehur këtë ngjarje, për të humbur
gjurmët e viktimës, dhe gjithashtu rezultoi se rreth 300 punëtorë aty ishin të
pasiguruar dhe shfrytëzoheshin në kushte skandaloze e të pasigurta për jetën.

Kur gazetarja Tota po thellonte këtë investigim dhe i kërkoi zyrtyarisht
informacion Erjon Veliajt për këtë aferë skandaloze kriminale e korruptive,
menjëherë i erdhi urdhëri për pushim nga puna.

Partia Demokratike e konsideron këtë rast një dhunim të rëndë të lirisë së
fjalës dhe censurë që ushtroi Erjon Veliajt për të mbyllur gojën e medias mbi
skandalin e Sharrës.

Largimi i Totës ishte një konfirmim tjetër për përgjegjësinë e
drejtpërdrejtë që ka Erjon Veliaj në krimin e Sharrës, ku është zbuluar se
përpara Arditit ka humbur jetën edhe një grua pikërisht për shkak të
mosrespektimit aty të asnjë norme ligjore e sigurie.

Deputetët e Partisë Demokratike në komisionin e Medias e kërkojnë këtë
seancë dëgjimore për të bërë transparencë në lidhje me largimin arbitrar nga
puna të zonjës Tota, që lidhet me përpjekjet e Erjon Veliajt për të fshehur
aferën e tij të paligjshme në Sharrë, ku humbi jetën dhe Arditi 17 vjec.