Aeroporti i Vlorës, Deputeti i LSI: Mjeshtri i gënjeshtrës na përshëndeti sot atë të rradhës. Duhen të paktën 9-12 muaj për…

666
Nga Përparim Spahiu
Mjeshtri i gënjeshtrës na përshëndeti sot atë të rradhës.
Në Qershor fillon puna në kantjerin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës na tha.
Vetëm proçedura per hartimin e projektit, miratimi i studimit te fizibilitetit, procedurat e garës për subjektin që supozohet se do të ndërtojë, procedura për supervizorin e projektit, negocimi i kontratës dhe miratimi i saj nga zinxhiri i institucioneve shtetërore, në rastin më të mirë nëse ky lajm është i vërtetë kërkojnë në rastin më optimal nga 9 deri 12 muaj.
Pra, zotëria në fund të këtij viti do të jetë duke na treguar të njëjtën përrallë.
Kryeministër gënjeshtar, jeni jashtë afateve ligjore të miratimit të kontratës për Rrugën e Arbrit. Populli i Dibrës po pret. Boll me rrena e me foto. Bëj noj punë se për këtë paguhesh.
Sigal