Adriatik Llalla:Nuk do të bie në kurthin e politikës

646
Sigal

Intervistë e Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, dhënë gazetarit Blendi Fevziu për emisionin “Opinion” në Tv Klan

– Zoti Llalla, a ishte befasues emërimi si Prokuror i Përgjithshëm?

– Në fakt ishte vërtetë befasuese për mua. Unë ndodhesha në krye të Inspektoratit të Lartë të Deklarimeve të Kontrollit të Pasurive në momentin që zyra e Presidentit të Republikës më njoftojnë se duhet patjetër të paraqitesha në Presidencë për të diskutuar në një takim për presidentin. Takim në të cilin presidenti parashtroi kërkesën e tij, nëse unë do të pranoja për të qenë Prokuror i Përgjithshëm.

– Pra, nuk kishin asnjë dijeni më parë se emri juaj ishte përfolur për tu bërë Prokuror i Përgjithshëm?

– Emri im qarkullonte nën zë, siç qarkulluan shumë zëra, por jo aq shumë publikisht. Fakt u bë në momentin kur Presidenti i Republikës më thirri dhe më komunikoi vendimin e tij.

– Patët hezitim për të thënë po?

– Në fakt unë vija nga radhët e Prokurorisë.

– Sa kohë keni punuar në Prokurori?

– Kam punuar 10 vjet prokuror. Vërtet isha mes dyzimit, se edhe punën në Inspektoratin e Lartë, ishte në një moment, kur ky institucion krijoi një emër të vetin.

– Prej sa vitesh qëndronit në krye të këtij institucioni?

– Prej 4 vitesh e pak muaj isha pothuajse në fund të mandatit tim, pak muaj më pas mbaronte mandati në krye të inspektoratit dhe isha mes këtij dyzimi, por gjithsesi kërkesa për të qenë në krye të kryeprokurorit të Shqipërisë normale që ishte një vlerësim për mua, për punën time dhe normalisht që nuk refuzova.

– A ju shkoi në mendje Z. Llalla që gjithë paraardhësit tuaj kanë ikur gjithmonë me gjysmë ceremoni nga ajo zyrë, me përjashtim të rastit të fundit, që ishte relativisht normal, pra një përcjellje me një rrotacion normal?

– Është e vërtetë. Ky është një opinion, që diskutohej shpesh në radhët e prokurorëve, që asnjë kryeprokuror tjetër gjatë këtyre viteve, nuk pati mbyllur normalisht mandatin e tij. Në fakt, më interesante ishte momenti kur po e ndiqnim në shtëpi me fëmijët këtë. Tv Klan jepte një histori të prokurorëve të përgjithshëm, momenti që të gjithë shkonin drejt një fundi të caktuar dhe fëmijët shiko babi edhe ju kështu do përfundoni në fund të mandatit dhe po shihnin me hezitim edhe fëmijët kur po diskutohej kjo temë.

– Patët frikë se mund të ndodhte kjo. E menduat apo jo?

– Jo, nuk më shqetëson kjo pjesë. Nuk mendoj për fundin akoma, tani kam filluar dhe nuk kam arsye të mendoj për fundin.

– Z.Llalla nga vini? Cili është shkollimi juaj? Ku keni lindur?

– Vij nga një familje shumë e persekutuar nga diktatura komuniste. Vij nga Gramshi.

– Çdo me thënë nga një familje shumë e persekutuar?

– Gjyshi im është pushkatuar në vitin 1947. Im atë fillimisht u dënua me pushkatim, më pas kaloi në burgim të përjetshëm dhe bëri rreth 10-15 vjet burgim. Familja u internua për dhjetëra vite në kampe të ndryshme Tepelenë, Berat, pra histori vuajtjesh deri në vitit 90’.

– Kur patët shansin të shkolloheshit?

– Fillimisht hezituan, nuk më jepnin as shkollën e mesme për të marrë, pas shumë peripecish arrita të merrja shkollën e mesme. Në vitin e tretë të shkollës së mesme ma ndërprenë me idenë se kisha detyrim për të shkuar ushtar, sepse kisha mbushur moshën për të shkuar ushtar, pasi nisa shkollën e mesme me vonesë. Më pas bëra ushtrinë për dy vjet dhe u ktheva bëra pjesën tjetër të shkollës. Më pas në vitin 1993 fillova arsimin e lartë Juridik. Mbarova fakultetin dhe menjëherë pas mbarimit të fakultetit fillova punë.

– Kur nuk ju jepnin të drejtën as për të vazhduar shkollën e mesme, a e mendonit qoftë edhe në ëndrrat më të bukura se do të shkolloheshit edhe me arsim të lartë e do të kishit një karrierë të tillë?

– Jo absolutisht, ishte e paimagjinueshme për mua. Më dukej ëndërr të shkojë në shkollën e mesme, pasi e dija që të lartën nuk do të kisha asnjë shans për ta marrë.

– Ishit nxënës i mirë?

– Isha nxënës i mirë, përgjithësisht kështu kemi qenë, jemi katër vëllezër dhe motrat kështu kanë qenë, por historia ishte ajo që thamë.

– Mbaruat universitetin në vitin?

– Në vitin 1997.

– Që nga kjo kohë çfarë keni punuar?

– Fillimisht fillova në Prokurorinë e Lushnjës si oficer i policisë gjyqësore.  Pas një viti u titullova Prokuror, po në këtë Prokurori. Në fakt kur fillova ishim një trup prokurorësh dhe oficerë të policisë gjyqësore, të cilët filluam rishtazi menjëherë pas ngjarjeve të vitit 1997. Gjetëm zyrat e braktisura dhe i rregulluam vetë zyrat ambientet.

– Ishte e vështirë të ishe oficer i policisë gjyqësore në Lushnje në atë kohë kur dominonin banda?

– Ishte e vështirë, ishte përgjegjësi, sepse në atë qytet kishte humbur besimi i njerëzve se do të se do të kishte edhe njëherë shtet. Më pas, siç e përmenda, fillova prokuror për 5 vite në këtë qytet, kur për herë të parë hyja në një zyrë shtetit, pas mbarimit të shkollës e më pas karriera filloi normalisht. Pasi u komandova për një vit në prokurorinë e Kavajës ,për një ngjarje të rëndë që kishte ndodhur në këtë qytet. Më pas, u dekretova dhe u emërova prokuror i rrethit të Fierit, edhe dy vjet, më pas në Tiranë për 4 vite zv.prokuror i Tiranës, kjo ishte pak a shumë karriera në prokurori. Deri në momentin kur erdhi dekretimi për në krye të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit Kontroll të Pasurive.

– Kush ju zgjodhi për të konkurruar në krye të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit Kontroll të Pasurive?

– Janë dy histori vërtet të çuditshme për mua. Edhe në atë moment ka qenë kur ish-Presidenti Bamir Topi më thërret në zyrë për të më diskutuar se unë do të isha një nga dy kandidaturat që do të konkurronin për në krye të Inspektoratit të Lartë, bashkë me kryetarin aktual të Gjykatës Kushtetuese z.Dedja.

– Nuk u bëtë kurioz se nga kishte shkuar emri juaj deri tek Presidenti, apo kishit kontakte?

– Jo nuk kisha kontakte, ishte hera e parë që e takoja. Sipas informatave që mora më pas, sugjerimi kishte ardhur nga një miku im, deputet në atë kohë, banor i Lushnjes. Ai kishte sugjeruar emrin tim, njohur nga emri që ishte krijuar në qytet që nga koha kur isha prokuror në Lushnje. Kisha disa vite pa e takuar edhe atë person. Kur shkova në Kuvend, isha mes hezitimit nëse duhet të lija punën e Prokurorit për të shkuar në krye të Inspektoratit apo jo.

– E kishit këtë dilemë?

– E kisha këtë dilemë, sepse e doja këtë punë. Me punën e prokurorit fillova u mësova e më pëlqente, kushdo që largohet nga kjo punë ndien atë boshllëkun. Madje, me znj. Rama, paraardhësen time rastisëm që u shkëmbyem në shkallët e Presidencës në momentin që presidenti më thirri për të komunikuar për këtë vendim të Inspektoratit.

– Z.Llalla, ju u propozuat nga Presidenti Topi, kur u votuat nga të gjitha forcat politike. Pse ky vendim konsensual, zakonisht në këto raste ka gjithmonë kontestime?

– Kryeministri Berisha në atë moment mesa kujtoj në një mbledhje të grupit parlamentar të PD-së, mes dy kandidaturave i kërkoi PS-së që të zgjidhte një nga këto dy kandidaturat dhe maxhoranca do ta mbështeste. PS-ja zgjodhi kandidaturën time, çka u votua në mënyrë unanime pothuajse nga të gjithë deputetët që ishin të pranishëm në sallë.

– Ç’marrëdhënie keni pasur me politikën në këto kohë që keni drejtuar ILDKP?

– Kam pas një dinstancim normal nga e gjithë politika. Pozicioni im ishte shumë delikat, edhe më delikat se ky pozicion që kam aktualisht. Të drejtoje ILDKP kishe kontakte të vazhdueshme me hierarkinë më të lartë të shtetit. Para ruajtur raporte të dinstancuara nga gjithë politikanët.

– Kishe politikanë që trokisnin për të fshehur pasuritë e tyre?

– Realisht ndër mënyrat sesi unë e organizova punën atje nuk krijova kontakte me asnjë politikan. Ai që kontaktonte ishte gjithmonë personi përgjegjës për kryerjen e hetimeve pra inspektori përkatës. Në raste shumë të rralla kur vinin për të përshëndetur, por jo që të kisha kontakte të drejtpërdrejta në mënyrën sesi hetoj.

– Gjatë kohës që ju ishit në krye të ILDKP a pati ndonjë penalizim ose ndonjë politikan ose njeri të administratës që u dënua për falsifikim apo mosdeklarim të pasurive?

– Nga viti i parë që unë shkova në krye të inspektoratit realisht, pati menjëherë një rritje të numrit të rasteve të kallëzuara të ndëshkuara në forma të ndryshme që parashikon ligji për deklarimin e kontrollit të pasurive, apo ligji për parandalimin e konfliktit të interesave. Vitin e parë u kallëzuan rreth 20 zyrtarë të niveleve të ndryshme ,po kështu ritme që shkojnë në mënyrë normale të çdo vit. Pothuajse çdo vit janë kallëzuar rreth 20 zyrtarë për fshehje apo mosdeklarimeve të pasurisë edhe për falsifikim.

– Z.Llalla a kishte presion politik në postin në krye të ILDKP?

– Jo unë nuk kam ndjerë asnjëherë presion, këtë e them me sinqeritetin më të madh. Kjo nisur edhe me faktin që nuk jam afruar asnjëherë politikës, kjo dhe nga pozicioni im që kam qenë i distancuar nga politika. Gjatë kohës që drejtoja atë institucion, kisha detyrim për të shkuar në Kuvendin e Shqipërisë për të raportuar lidhur me veprimtarinë e institucionit çdo vit.

– Ishin normale raportet tuaja me znj.Rama?

– Raportet me znj. Rama kanë qenë normale gjatë gjithë kohës, veç faktit se unë gjithmonë pata kundërshtuar vendimet jo të drejta të marra nga prokuroria për kallëzimet e bëra prej nesh, por kjo nuk ishte arsye të ndikonte në raportet e mia me znj. Rama. Në shumë raste kishim kontestuar vendimet e prokurorisë edhe publikisht. Pothuajse në të gjitha rastet që ne kishim kundërshtime në lidhje me vendimet e prokurorisë i patëm kundërshtuar edhe në rrugë gjyqësore edhe në shkallët e hierarkisë në prokurori edhe publikisht.

– Do t’i rishikoni këto çështje z.Llalla tani që jeni në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, apo ligji nuk ua lejon më këtë rishikim?

– Në varësi të fazës në të cilën ndodhen normalisht, pa i parë në kontekstin sikur unë këto çështje po i ndjek për një arsye të caktuar, por normalisht rastet më flagrante do t’i rishohim nëse ka mundësi për të filluar hetimet apo jo.

– Z.Llalla si e pritët reagimin politik pas daljes së emrit tuaj si kandidat për Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë?

– Nga mesazhi që merrja konstatoja që emri im ishte pëlqyer nga të dyja palët politike.

– Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli votoi kundër. A e keni idenë se përse ka votuar kundër?

– Jo, znj.Topalli nuk votoi kundër, por nuk mori pjesë në votim. Nuk kam arsye të komentoj qëndrimin e znj. Topalli, nuk i di arsyet e saj, megjithatë unë vlerësoj qëndrimin institucion të Parlamentit Shqiptar që votoi pro kandidaturës sime me shumice thuajse absolute ,sepse edhe pse nuk pati kundërshtime, është hera e parë në historinë që një prokuror i Përgjithshëm zgjidhet pa kontestimet e së njëjtës palë politike.

– A do të keni ju aftësinë dhe a do jeni ju krejtësisht i pavarur nga politika si prokuror i Përgjithshëm?

– Unë e besoj që po. Nëse drejtuesi i institucionit nuk bën kompromise politike nuk përfshihet në çështje politike, unë kam bindjen e plotë që do të jem i pavarur nga politika. E thashë edhe më herët çështjet e inspektoratit janë shumë herë më të ndjeshme se ato të prokurorisë. Në prokurori rreth mbi 90 për qind të rasteve nuk kanë të bëjnë me raportet politike. Por presionet mbi prokurorinë nga gjithë eksperiencat e deri më sot është shumë më i madh për ta përdorur politikisht njëra apo tjetrën palë. Kjo mendoj për faktin se prokuroria nuk ka treguar atë autoritetin e duhur dhe nuk i ka treguar vendin gjithsecilit.

A do të jeni ju i aftë të hetoni çdo lloj politikani pavarësisht cilit spektër politik i përket?

– Pa diskutim që do të hetohet në mënyrë më të plotë, të gjithanshme dhe këtë ju siguroj ju dhe nëpërmjet jush gjithë opinionin. Ligjvënësi shqiptar ka shprehur vullnetin unanim që të heqë imunitetin për këdo zyrtar. Përfitoj nga rasti të nxis të gjithë qytetarët, të gjithë ata që kanë dijeni për raste të ndryshme të dyshuara për vepra penale që mund të kryejnë zyrtarë në rrethe të ndryshme, të denoncojnë të gjitha rastet pranë institucionit tonë, dhe i siguroj që do të ndiqen me përparësinë maksimale.

– Z.Llalla çfarë do të bëni ju me ato që quhen dosjet më të nxehta, si do të reagoni? 21 Janari, Gërdeci e shumë dosje të tjera.

– Do të ndiqen. Ato janë çështje që një pjesë e madhe e tyre janë në fazën e gjykimit. Normalisht do të kontrolloj veprimtarinë, sesi prokurorët po i ndjekin këto çështje. Kjo është një detyrë e imja që do të ndjek ecurinë e procedimit, por janë çështje që ndiqen normalisht si të gjitha rastet e tjera.

– A mund të përdoret politikisht Prokuroria nga forcat politike në funksion fushatës dhe zgjedhjeve të 23 qershorit?

– Jo. Nëse prokuroria nuk vihet në shërbim të politikës, asnjëherë politika nuk ka sesi të përfitojë nga Prokuroria.

– Çfarë do të bënit ju që prokurorët të mos fusin lekë në xhep, për të mbyllur apo hapur çështje sipas interesave që dominohen në këtë rast nga ryshfetet dhe jo nga ligji?

– Për këtë qëllim, që në momentin e parë që unë kam marrë drejtimin e prokurorisë së Përgjithshme kam synuar që të forcoj drejtorinë e kontrollit të inspektimit e cila merret me kontrollin e punës së prokurorëve, shqyrton rastet e ankesave të qytetarëve njëherazi nga dje institucioni im ka vënë në dispozicion të qytetarëve një numër telefoni free dhe një adresë të postës elektronike në të cilët i kërkohet çdo qytetari që të denoncojë në rastet e korrupsionit në radhët e prokurorëve. Ankesat do të ndiqen me përparësi, në ato rastet kur gjykohet se do të jetë e nevojshme fillimi i procedimit penal do të fillohet në mënyrën më urgjente, procedimi penal ndaj cilido prokurori e ndaj cilido titullari prokurorie për të marrë ndaj tyre nëse gjendet shkelje e ligjit masat e parashikuara me ligj.

– A mbetet hetimi i korrupsionit një sfidë e prokurorisë?

– E kam deklaruar se do të jetë një ndër prioritetet kryesore të punës time. Lufta kundër korrupsionit është shqetësim i vazhdueshëm për të gjithë shoqërinë shqiptare. Është fakt që korrupsioni mbase nuk është në nivelet e pretenduara edhe nga raporti i fundit të TIA, por ai gjithsesi mbetet një problem shqetësues. Kjo është detyra jonë dhe prokuroria në këtë mes ka padyshim përgjegjësinë e saj dhe është organi kryesor për ushtrimin e ndjekjes penale. Nëse do të flitet për përgjegjësi, institucioni që unë drejtoj është përgjegjësi kryesor.

– Një nga problemet e fundit është ngërçi mes prokurorisë dhe gjykatave. Si do të përmirësohet ky raport?

– Gjykata normalisht vendos në bazë të provave dhe bindjes së gjyqtarit, por nëse këto do të ndodhin për arsye korruptive, prokuroria i ka pasur, por tashmë me heqjen e imunitetit për gjyqtarët i ka të gjitha kompetenca për të hetuar çdo rast. Në hetimet e Prokurorisë nuk do të jetë një nga prioritete kryesore të punës time për të hetuar rastet e dyshuara të korrupsionit tek gjyqtarët.

– Në kohën kur institucioni drejtohej nga Ina Rama, gjyqtarët janë përgjigjur se dosjet që vinin nga Prokuroria ishin të paplota?

– Nëse rastet mbyllen për arsye korruptive nga ana jonë do të merren masat ligjore. Ato janë raste që do të shqyrtohen nëse kanë ardhur për shkakun e gjykatës apo shkakun e prokurorit.

– Z. Llala cila është familja juaj?

– Bashkëshortja dhe dy fëmijët, kam vajzë dhe djalë.

– Nëse në detyrën tuaj do të jeni të detyruar të hetoni kryeministrin, kreun e opozitës, kryetaren e parlamentit, etj., a do të jeni i afta që do e bëni pa ndikim?

– Ju siguroj që do ta bëjë pa asnjë lloj ndikimi. Këtë mesash përcjell për ju dhe për këdo tjetër që na dëgjon.

– A do të jeni i aftë të hetoni këdo përpara ligjit?

– Pa diskutim. Deri dje Prokuroria ka pasur vështirësi komunikimi me zyrtarët e niveleve të larta, pra zyrtarë që hezitonin apo nuk pranonin të paraqiteshin në prokurori në rastet kur kërkoheshin, apo nuk paraqiteshin provat e kërkuara, gjë e cila ju siguroi se nuk ka arsye dhe nuk do të ndodh më.

– Jini i sigurt se sa kohë do jeni në krye të institucionit Prokuroria nuk do të përfshihet në beteja politike dhe s’do të përdoreni politikisht në funksion të zgjedhjeve?

– Është një lloj betimi që e bëj mbi Kushtetutë, por për këtë ju siguroj që do të jem Prokuror i Përgjithshëm dhe nuk do të jem pjesë e politikës.

– Për ju cila është sfida më e madhe personale?

– Ajo që është prioriteti i im është që Shqipërinë ta nxjerr nga ky batak, në të cilin gjykohet se ndodhet niveli i korrupsionit. Pra ky do të jetë prioriteti im, duke filluar nga radhët e prokurorëve për të vijuar tek ata që dyshohet se përfshihen ne skema korruptive.