Adriatik Dosti: Prokuroria të nisë procedimin penal dhe të arrestojnë antishqiptarin dhe agjentin serb, Baton Haxhiu

745
Sigal

Polemikat e ashpra që janë ndezur pas mosdekretimit nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Meta të kandidaturës së Kryeministrit Rama për emërimin e shqiptarit të Kosovës Genti Cakaj në postin e Ministrit të Jashtëm kanë vetëm një emër, një origjinë dhe vetëm një burim të së keqes së madhe dhe antishqiptarizmit të tërbuar serbomadh. Dhe ky emër është Baton Haxhiuj këshilltari personal për politikë të jashtme i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Në fakt lidhja është pak më e gjerë dhe ka të njëjtën bazë e strategji, ndarjen e copëtimin e trojeve etnike të Kosovës në favor të Serbisë, ku veç Batonit, që i doli rryli i fytit e iu lodh dora së shkruari që Mitrovicën është mirë me ia dhanë serbit e masnejna po bijem rehat tan na shqiptarët. Kokat e këtij skenari ogurzi janë si në Tiranë, ku autori mban emrin e kryeministrit shqiptar Edi Rama e po aq edhe në Prishtinë, ku kumbari serb quhet Hashim Thaçi e vazhdon të jetë President i Republikës së Kosovës. Të tre këta kërcyen kaq fort përpjetë e sikur i pickoi gjarpri, kur Meta vendosi t’i thotë, JO dekretimit të libër-lexuesit pa kufij e “të mençurit” të Ramës shqiptaro-serbit të vogël me emrin Genti, që gjithsesi në udhën e atyre që po kërkojnë ta gradojnë me poste e ofiqe në kurriz të Kombit shqiptar ende pa i dalë mirë qimja në faqe, edhe ai ka kërkuar publikisht ndarjen e copëtimin e Kosovës e më keq akoma në postin e zv.ministrit të Jashtëm të Shqipërisë ka nxjerrë më se njëherë sekrete shtetërore të një rëndësie të veçantë kombëtare, duke dëmtuar rëndë Sigurinë Kombëtare të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, sigurisht.

Është po kjo treshe e hershme antishqiptare që më fort se kurrë po e ndotin ambientin mediatik e publik shqiptar, duke i bërë presion Metës e deri edhe duke e sharë e ofenduar atë publikisht, siç bëri sot Rama tek tha publikisht, se Genti i tij është 1000 herë më i ditur se Meta, apo siç bëri arroganti e rrugaçi Baton tek iu drejtua Presidentit të Shqipërisë me “O Ilir…ngutu bre e dekretoje se po nuk e bërë ..ky është fundi yt…”. Por po kaq Batonët e shtabi i tij i ndyrë antishqiptar po fyejnë rëndë e po denigrojnë me këtë rast edhe vetë Shqipërinë e Kosovën sa e si të mundin, me të gjitha format e mënyrat e mundshme që kanë në dorë e që iu jep pushteti që zotërojnë padrejtësisht. Po cili është në fakt ky fare “trimi” Baton Haxhiu, i cili ka disa vite që në fakt është ulur këmbëkryq duke vërdallosur parë e mbrapsht krejt politikën e jashtme të Shqipërisë e duke futur pa pushim ujë të qelbur serb e grek nën rrogoz të saj? Është i lindur në Poklek dhe është i biri i spiunit dhe agjentit serb të OZNA-s dhe të UDB Fazli Fazlliu, ose Fazlli Qeli [Haxhiu] siç e njohin në popull. Babai i tij i rekrutuar qysh herët në vitet ’80 në shërbimet sekrete serbe prej një tjetër spiuni e agjenti shqiptar me emrin Tafil Zena ka marrë pjesë në burgosjen e mësuesve shqiptarë të shkollës “Bashkim e Vëllazërim” të Gllagovcit nën akuzën banale pse mbanin në xhaketat e tyre dinstiktiva me Flamurin kombëtar të Shqipërisë, ose me Shqiponjë. Baton Haxhiu ka studiuar për sociologji në Universitetin e Mitrovicës, ku që atëherë besohet se është rekrutuar prej agjenturës sekrete serbe, duke u bërë një vegël tepër e besuar e tyre në luftën kundër studentëve shqiptarë, por edhe shqiptarëve e çështjes së tyre kombëtare në tërësi. Njihet publikisht si mik për kokë e prej vitesh i shefit të UDB serbe Jovica Stanishiç të cilit më se njëherë personalisht i ka dorëzuar dokumente e raporte sekrete në dëm të shqiptarëve. Me urdhër special të këtij të fundit, në Prill të 1999, pasi u deklarua si i vrarë gjatë bombardimeve të Aleatëve mbi Serbi Baton Haxhiu i shoqëruar e i ndihmuar nga forca speciale e sekrete serbe do të braktisë natën Kosovën e do të hyjë ilegalisht në Maqedoni për të qenë kësisoj i sigurt e i ruajtur prej serbëve prej ndonjë lloj hakmarrjeje të shqiptarëve ndaj tij e më pas do të gjejë “parajsën shqiptare” në mes të Tiranës, ku edhe sot e kësaj dite nuk i ka thënë kërkush “plaç” e nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë.

Thua vallë të jetë i harruar, vërtet të jetë rastësi, pakujdesi, neglizhencë, paaftësi, fshehje dërgim i qëllimshëm deri aty ku është katapultuar sot në krah të Kryeministrit të Shqipërisë e në krye të politikës së Jashtme shqiptare apo çfarë?! Është vetë njëri prej ministrave të Vuçiçit e pikërisht Sllavisha Petkoviç, i cili sapo ka bërë publik faktin se Baton Haxhiu është kontingjent i OZNA, por sidomos i UDB që prej vitit 1990, duke qenë njëri prej bashkëpunëtorëve më të besuar sekrete të Serbisë. Gjatë luftës së Kosovës ky farë Batoni ”patriot e publicist” do të bëhej pjesëtar e anëtar i organizatës kriminale “Devolli”, që njihej për grabitje parash, kalime ilegale kufiri, marrje e grumbullime parash prej qytetarëve të Kosovës gjoja në shërbim të luftës kundër Serbisë, shuma këto që mendohet se e kalojnë dukshëm vlerën e 1 milion dollarëve për aq kohë sa u kuptua loja e ndyrë dhe e pisët e grabitjes dhe e mashtrimit. Aktiviteti kriminal shtrihej deri edhe në kontrabandë armësh, kafeje, karburanti etj., në territoret e Shqipërisë – Kosovës e Maqedonisë. Edhe sot duke qenë prej disa vitesh në postin e këshilltarit special për politikë të Jashtme të kryeministrit të Shqipërisë Rama po ky farë trafikanti i fëlliqur vazhdon e bën tregti me Miellin e Derrave, të cilin e sjell nga Serbia, e fut në Shqipëri dhe ua shet shqiptarëve për Miell – Buke. Antishqiptari Baton Haxhiu prej Kosove, të cilin shumica e shqiptarëve e njohin thjesht si gazetar, opinionist e analist ka punuar më parë si editor në gazetat e Kosovës, “Koha”, “Koha Ditore” dhe “Kosova Express”, por prej disa kohësh edhe në TV Klan Kosova, ku nuk ka reshtur me marifet të shpalosë e të publikojë në forma të stërholluara e të rafinuara platformat serbomëdha kundër shqiptarëve e çështjes së tyre kombëtare shpesh e më shpesh edhe në mediat e shkruara e sidomos vizive të Tiranës, ku është ”i ftuar special”.

Mik i ngushtë i Hashim Thaçit e, për rrjedhojë, sigurisht edhe i Ramës, po kaq edhe një prej krerëve drejtues të Sorosit sa në Tiranë e disi më pak edhe në viset kosovare, ndaj dhe të tre të një linje njihen si miq të Vuçiçit dhe politikë bërës të zellshëm të Serbisë në dëm të çështjes kombëtare shqiptare. I futur e i dalë kush sa herë në e prej territorit të Serbisë në kohë e vite të ndryshme, madje edhe në “kohë tejet të vështira” e kur atje nuk hynte dot as miza e jo më një shqiptar si Baton Haxhiu që pretendon se e kanë keqtrajtuar e burgosur serbët dhe këtë e bën thjesht për të fshehur gjurmët e aktivitetit të tij kriminal antishqiptar. Batoni gjithmonë ka hyrë ”i thatë”, por ka dalë edhe i pa lagur. Insistimi i tij me arrogancë, rrugaçëri e antishqiptarizëm të tërbuar që Genti Cakaj i “tyre” të emërohet si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, tek sheh ”biografinë” e vetë Batonit dhe lidhjet e tij me Ramën e Thaçin, por edhe tek analizon me fakte e detaje kokëforta aktivitetin e tij kriminal, por edhe të familjes së tij në favor të Serbisë e kundër Shqipërisë i jep plotësisht të drejtën ligjore Prokurorisë së shtetit Shqiptar të nisë menjëherë hetimet e nevojshme dhe të fillojë urgjentisht një Procedim Penal në ngarkim të shtetasit Baton Haxhiu, që disponon tre lloje pasaportash e dy lloje kombësish e nënshtetësish nën akuzën e aktivitetit të hershëm kriminal në dëm të popullit e kombit shqiptar. Vetë Presidenti i Republikës z. Meta, që është edhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duhet ta marrë iniciativën për këtë gjë, por edhe t’i kërkojë Kryeministrit Rama që pa asnjë kusht jo vetëm që ta largojë B. Haxhiun prej kabinetit të tij qeveritar, por edhe që t’ia dorëzojë këtë spiun e agjent të fëlliqur e të rrezikshëm serb autoriteteve kompetente shqiptare për procedurat dhe hetimet e rastit. Shteti shqiptar në të mirë të tij e të sigurisë së tij kombëtare pa një e pa dy duhet të kërkojë një orë e më parë si fillim arrestimin e Baton Haxhiut pa punët e çiliminjve të Ramës me rekomandimet e Batonit e të Hashimit për ministra të Jashtëm që më së shumti çojnë ujë në mullirin e Vuçiçëve serbë presin edhe deri nesër. Baton Haxhiu ky agjent i rrezikshëm e ky spiun i ndyrë serb duhet të gdhihet që nesër prapa hekurave e pas vetes ishalla ka këmbën e mbarë e tërheq pas edhe dy kokat e tjera të gjarprit shqiptaro – serb me tre koka.