Adriatik Alimadhi: PS-PD Pazar mbi interesat e shqiptarëve dhe kundër aleatëve të vegjël

489
Tërheqja e qeverisë nga dy projektligjet, debati për sistemin zgjedhor, pazaret mes dy partive të mëdha dhe përpjekja e të vegjëlve për të dalë në sipërfaqe, mbeten probleme pa zgjidhje
Partia e Ballit Kombëtar i konsideron të papranueshme lëvizjet e Qeverisë për dy projektligjet, atë të plehrave dhe atë të rishikimit të dekoratave dhe medaljeve. Sipas kryetarit të kësaj partie, Adriatik Alimadhi, historikisht qeveritë janë tallur me shqiptarët, duke dashur të thotë, se edhe në këtë rast është një tjetër lojë. Alimadhi shprehet se e gjithë kjo bëhet për të futur shqiptarët në sherr me njëri-tjetrin. Ai shkon më tej kur e konsideron të gjithë këtë lojë të PS për të mbajtur pas vetes të gjitha familjet partizane me qëllim marrjen e votave. Edhe për plehrat ndan të njëjtin mendim. Thotë se edhe në vitin 2013, PS bëri të njëjtën politike, por hasi në kundërshtimin e qytetarëve të zemëruar. Kryemadhi shprehet gjithashtu i zhgënjyer edhe për sistemin zgjedhor. Ai thotë se nga pazaret e PD dhe PS janë djegur gjithmonë partitë e vogla. 
Qeveria më herët deklaroi se do të rishikonte ligjin për dhënin e medaljeve dhe dekoratave për një pjesë të madhe të personave që e kanë përfituar atë në kohën e komunizmit e në vazhdim. Të martën Taulant Balla doli me një deklaratë ku njoftoi se tërhiqeshin nga ky projektligj. Cili është mendimi Juaj. Pse PS bëri këtë lëvizje?
Historikisht kjo mendësi i ka tallur shqiptarët, në vend që kjo polikë të merret me ligje shumë të dobishme për shoqërinë shqiptare merret me llogje partizançe, tallet akoma me këtë ligj. Se kujt i hyjnë në punë këto, askush nuk e kupton. Kjo bëhet qartësisht për të mbajtur sistemin e mendësisë komuniste, duke u shprehur në vota sa herë që vijnë zgjedhjet, prandaj kjo është e gjitha. 

Politikën e PS nuk e bënë Taulanti, ky ligj do t’i duhet sa herë kanë votime për t’i gënjyer partizanët, që nuk dinin se për çfarë luftonin dhe çfarë bënin, por vranë vëllezërit e tyre shqiptar. I fusin në sherre shqiptarët me njëri – tjetrin, i ngrenë mendjet e tyre, i duhen vota PS dhe e zvarrisin pa fund. Në vend që në këto 27 vite të kishte marrë fund kjo histori partizançe e bërë harbutshe, shqiptarët vazhdojnë të jenë të ndarë.
Ju jeni përfaqësues i një shtresë të përvuajtur në kohë. Sa e keni ndjerë afër shtetin? 
Nuk jam një shtresë e përvuajtur, sepse të përvuajtur kanë qenë të gjithë shqiptarët, por jemi të vrarë, të pushkatuar dhe të burgosur nga sistemi kriminal komunist. Ndjej keqardhje për këtë politikë-bërje pa një bosht kombëtar, por vetëm i kacafytin shqiptarët midis njëri -tjetrit.
Një zhurmë e madhe u bë edhe për ligjin e plehrave. Një ligj i kthyer nga ish -Presidenti Nishani dhe për të cilin PS deklaroi më parë se do e fuste në seancën e radhës parlamentare. Balla duket sikur foli në emër të qeverisë kur tha se ky projektligj nuk do të ishte më pjesë e shqyrtimit në parlament. Pse sërish një lëvizje e tillë. Kujt i friket qeveria? 
Edhe kjo është lojë politike. Kini parasysh në fillimin e mandatit të parë të kësaj qeverisje, e cila u tërhoq nga ligji sepse kjo dha një impakt të shëndosh në kundërshtimin që i bëri shoqëria shqiptare dhe prandaj u tërhoq dhe e shtyu për më vonë, qeveria i friket vetëm kësaj që thashë më lartë.
Cili është qëndrimi Juaj lidhur me zhvillimet e fundit në kampin politik. PD ka propozuar reformim të sistemit zgjedhor, ka vendosur tre kushte. E shihni një veprim serioz apo ka diçka tjetër për të cilën po flasin dhe pjesa e madhe e të pakënaqurve në PD? Sa preken partitë e vogla nga kodi zgjedhor dhe çfarë mendoni Ju se do i shërbente më shumë këtij procesi?
Personalisht nuk kam dëshirë të merrem me problemet e të tjerëve. Gjithmonë kam pasur dëshirë të shikojë problemet dhe punët e Ballit Kombëtar. Duke qenë i përfshirë në këtë politike pa orientim dhe duke i dashur të mirën PD, uroj t’i afrohet frymës së bashkimit dhe vëllazërimit dhe jo të sharjeve sepse kjo ndikon në mendësinë shoqërore te të gjithë shqiptarët. Mendoj se sistemi komunist shkatërrojë çdo vlerë morale, deri në shkatërrimin e plotë të truallit shqiptarë. Gjatë kësaj kohe janë shfaqur mendime përçarëse, e cila nuk e shendosh moralin kombëtar të shqiptarëve. Partitë e vogla janë prekur dhe do të preken me këtë mendësi që ka si PD dhe PS. Balli Kombëtar e ka dhënë qëndrimin e tij, sistem të pastër kombëtar dhe pa prag, të gjitha partitë që futen në zgjedhje të mos financohen nga taksat e shqiptarëve por fushatën ta bëjnë me kuotat e anëtarëve të tyre. Kështu që buxheti i shtetit të përdoret për politika në shtresa të ndryshme sociale. Sepse duke u financuar nga shteti në një mënyrë vota e shqiptarëve blihet. As PD dhe as PS nuk e kanë seriozisht për kodin zgjedhor. Ky sistem është i kapur nga këta të dy, historikisht proceset demokratike në Shqipëri janë deformuar, të dyja këto kanë futur fenomenin e vjedhjes së votës, e cila ka prishur imazhin e Shqipërisë në botën e qytetëruar. Nuk kam besim se PD dhe PS e kanë seriozisht për ndryshimet në kodin zgjedhor. Ato do të shohin vetëm interesat e tyre, gjithmonë e kanë bërë dhe e bëjnë për politike personale. 
Partia që ju drejtoni ku e sheh veten në këto momente. A keni pasur mbështetjen e forcave më të mëdha që kanë drejtuar vendin ne 27 vite?
Partia e Ballit Kombëtar është parti e ekzistencës shqiptare. Qysh në fillim të herës ka ditur se për çfarë ka luftuar dhe punuar. Ajo nuk e mat se fiton apo humbet Balli Kombëtar. Një gjë duhet të kuptohet, çfarë ka dhënë Balli Kombëtar po realizohet sot nga e gjithë politika shqiptare, prandaj e shohim vetën në raport me ecurinë e Shqipërisë, në qoftë se punët e Shqipërisë ecin mirë dhe Balli Kombëtar në këto momente e sheh veten shumë mirë. Ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombit shqiptar, kauza e çështjes kombëtare shqiptare ka filluar zgjidhjen e saj, pavarësia e Kosovës është procesi i bashkimit kombëtar. Duke më dhënë mundësinë në këtë intervistë të gazetës tuaj bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, të bashkohemi të gjithë, pa dallime partiake rreth idealit kombëtar, për ta çuar deri në fund zgjidhjen përfundimtare, çështjen madhore të bashkimit të trojeve tona në një kufi etnik të vetëm që quhet Shqipëria e Shqiptarëve. Në këto 27 vite nuk kemi pasur mbështetjen e forcave politike në Shqipëri. I shikoni si po zihen duke sharë njëri – tjetrin dhe të kenë mendjen të na mbështesin ne. Kjo politikë e deritanishme ka qenë e orientuar politikisht dhe ka qenë vazhdimësi e mendësisë komuniste.
Sigal