Adrian Çela: OSHEE, nis investimet në zonat skajore, 17 milionë dollarë në qarkun e Shkodrës

539
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike në Shqipëri, duke se ka dalë përfundimisht nga kolapsi i krijuar prej vitesh dhe po vijon normalitetin jo vetëm në shërbimet ndaj konsumatorit, por edhe në investim, për të garantuar këto shërbime. Administratori i OSHEE, Adrian Çela ishte dje në Shkodër, për të parë nga afër shërbimin ndaj klientit në ambientet e reja të KNK. Duke folur për mediat, kreu i OSHEE renditi disa nga treguesit kryesorë të punës në Shkodër dhe në rajonin përreth. Sipas zotit Çela, “Aktualisht që flasim janë investuar dhe ndodhen në proces objekte me vlerë rreth 17 milionë dollarë, ku me i rëndësishëm është vendosja në funksion i N/st të Bushatit, si dhe do ndërtojmë një Nënstacion të ri në zonën e Tamarës. Sa i takon arkëtimeve, kemi një rritje me 4 miliardë lekë në raport me vitet 2013-2014, kurse humbjet kanë zbritur në 43 nga 64% në 2013-n. Në lidhje me cilësinë e faturimit, ankesa për keq-faturim nuk zë më shumë se 0.5% në janar 2017 dhe 0.3% për gjithë vitin 2016.
Sigal