Administrata e Kuvendit bën publike listën e deputetëve të pezulluar

290
Partitë opozitare në Kosovë u njoftuan sot edhe zyrtarisht për deputetët e pezulluar nga pjesëmarrja në seancat e Kuvendit.

Pezullimi i deputetëve u bë në 19 shkurt, pas mbajtjes së seancës plenare të Kuvendit, pas hedhjes së gazit lotsjellës gjë që solli edhe ndërprejen e seancës.


Mediat  kanë siguruar listën e plotë me emrat e deputetëve që nuk do të mund të marrin pjesë sot në Seancën e Kuvendit.


Deputetët e pezulluar të Lëvizjes Vetëvendosje, publikuar nga media : Aida Dërguti, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Besa Baftija, Besnik Bislimi, Fisnik Ismaili, Ismajl Kurteshi, Mytaher Haskuka, Rexhep Selimi, Salih Salihu, Shqipe Pantina, Visar Ymeri, Faton Topalli. Nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deputetetët e pezulluar janë Donika Kadaj Bujupi, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Pal Lekaj, Bali Muharremaj dhe Teuta Haxhiu, ndërsa nga Nisma, Valdeta Bajrami , Haxhi Shala, Shukrije Bytyqi, Zafir Berisha, Enver Hoti.