Adhurues të Enverit, shfaqën sërish fotot dhe parullat komuniste

674
Edhe këtë vit nuk kanë munguar nostalgjikët e komunizmit dhe të Enver Hoxhës. Të pranishëm tek varret e “Dëshmorëve të Kombit” ata kanë pasur me vete foto dhe parulla të periudhës komuniste. Edhe sivjet ata ishin në krah të drejtuesve të qeverisë. Komunistët sivjet udhëhiqeshin nga kryetari i partisë së tyre, Qemal Cicollari, i cili mbajti edhe një fjalim të shkurtër.”Fuqitë e mëdha imperialiste po cenojnë sigurinë dhe pavarësinë e popujve, prandaj dhe Partia Komuniste i bën thirrje popullit të jetë gati, të mbrojë pavarësinë dhe lirinë e atdheut”, tha Qemal Çiçollari, kryetari i Partisë Komuniste. Adhuruesit e Enver Hoxhës nuk e zbehin mbështetjen e tyre, pavarësisht krimeve të komunizmit.“Enver Hoxha dhe Partia Komuniste nuk kanë bërë asnjë krim, ndaj popullit dhe atdheut”, shprehet Çicollari. “Po të mos qe Partia Komuniste dhe Enver Hoxha nuk do të ishte Shqipëria. Enver Hoxha është figura e parë në Atdhe”, shprehen adhuruesit e diktatorit Hoxha.
Sigal