“Abendzeitung”, Rama: Pyesni Merkelin kur do të hyjmë në BE, unë them tani

487
Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij të fundit në Gjermani ku ka ekspozuar edhe veprat e tij ka dhënë intervista për media të shumta. I pyetur nga njëra prej tyre se kur do të bëhet Shqipëria pjesë e Bashkimit Europian, Rama ka theksuar se për këtë duhet të pyetur kancelarja Merkel, pasi nëse do të ishte në dorën e tij do të thoshte tani.
“Ju duhet të pyesni kancelaren. Nëse do të ishte mua, unë do të thoja që tani”, ka thënë Rama duke iu përgjigjur gazetarit të “Abendzeitung”.
Gazetari gjerman Volker Isfort, e pyet Ramën se pse Shqipëria ka një imazh jo shumë pozitiv në Gjermani: “Shqipëria ka vuajtur shumë nën imazhin e saj të keq – dhe ende ndodh kjo. Ne shqiptarët jo se jemi krejtësisht të pafajshëm. Por, mediat ndërkombëtare kanë krijuar këtë stereotip të Shqipërisë së prapambetur. Të huajt që udhëtojnë në Shqipëri janë gjithmonë të habitur plotësisht. Kontrasti midis paragjykimet dhe atë që ata shohin në terren është shumë i madh”, shprehet Rama.
I pyetur nëse e dëmton statusin e tij politikan të qenurit artist, Rama thotë:
“Oh, njerëzit thonë shumë gjëra në lidhje me mua. Disa thonë se unë nuk jam një artist i vërtetë, sepse unë jam një politikan, të tjerët thonë se unë nuk jam një politikan, sepse jam një artist.”-u shpreh Rama.
Gjatë intervistës ai ka folur për një sërë çështjesh duke nisur nga ekonomia, duke vijuar me azilkërkuesit, e me çfarë mund të bëjë Gjermania për të ndihmuar Shqipërinë. 
Sigal